
Giorgio Fusco: Të jem arbëresh më mëson të dua
Grupi muzikor arbëresh “SHEGA” debuton në Prishtinë, në karnivalin e K2.0.
Të jem arbëresh më mëson të dua edhe popujt tjerë, të dua kulturën tjetër, të dua ndryshimet kulturore. Të jem arbëresh ma mëson këtë, është si një himn për diversitetin.

Së fundmi, “SHEGA” pati turne në Gjermani dhe Zvicër. Koncerti i tyre debutues në Prishtinë mbahet përbrenda karnivalit të K2.0.
Unë mendoj se nuk është kaq e rëndësishme të marim flamurin e të dalim të themi ja sa mirë që jemi arbëresh. Unë e pëlqej një kulturë reale, domethënë këngë, poezi që flasin për jetën, jo për etnocentrizëm.
Gjuha nuk është diçka që na mbyll brenda një vendi, është diçka që na i hapë dyert.

Aulonë Kadriu
Aulonë Kadriu është gazetare, hulumtuese dhe redaktore, aktualisht duke ndjekur studimet master për gazetari, me specializim në rrëfimtari digjitale dhe të revistës në New York University si bursiste e Fulbright. Ajo ka kryer studimer bachelor për shkencë politike dhe studimet post-diplomike për gratë, gjininë dhe seksualitetin. Kadriu ka qenë redaktore e lartë në K2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.