
Kokan Mladenović: Të gjithëve na mungon guximi qytetar
Regjisori i shfaqjeve të luajtura nëpër gjithë rajonin flet për politikën, teatrin dhe rezistencën.

Foto: Arkiva private e Kokan Mladenović-it.
Ky punim u përshkrua si “një vepër që zhytet në konceptet e kombit dhe shtet-kombit brenda kontekstit të teknologjisë së lartë”.Më vonë gjatë atij viti, në Teatrin Kombëtar në Banja Llukë, ai e mbajti shfaqjen me tema sociale “Karoline Neuber”, e shkruar nga autori serb Nebojša Romčević. Shfaqja ndjek historinë e aktores gjermane — sipas së cilës është emëruar shfaqja — e cila bëri përpjekje për ta reformuar një teatër lokal në fund të shekullit 18-të, edhe pse publikut i pëlqente shumë më shumë zbavitja më e lehtë. Nëpërmjet perspektivës së saj, Mladenović thekson se teatri duhet të jetë formë serioze e artit, e jo një park lojërash.“Sigurisht, atë e mposhti showbiznesi bashkëkohor, siç pësuam ne disfata në duart e industrisë moderne të argëtimit”, thotë ai. “Sidoqoftë, ne e ndjejmë përgjegjësinë për ta ngritur zërin si individë që e marrim punën tonë në teatër shumë seriozisht”.K2.0 u takua dy herë me Kokan Mladenović — herën e parë shkurt pas shfaqjes dhe përsëri në prill 2019.
Nëse kultura e një vendit përmban ekskluzivisht karnevale, luftëra demash dhe ngjarje të ngjashme, atëherë ai vend ka problem serioz.
Paratë që ata na i jepin me kaq zemërgjerësi janë tonat, jo të tyre. I kemi mbledhur në mënyrë që shteti të funksionojë si duhet.
Detyrë e tyre është ta ngrisin zërin, si dhe ta bëjnë botën vend më të mirë, dhe këtë duhet ta bëjnë nëpërmjet mjeteve artistike.
Në këtë biznes neoliberal të pamëshirshëm, vlerat civile dhe demokracia në përgjithësi janë të parat që kollapsojnë.

Ljupko Mišeljić
Ljupko Mišeljić u lind në 1996 në Trebinje, Bosnje & Hercegovinë. Ai ka punuar si gazetar prej vitit 2012, duke raportuar kryesisht për kulturën, politikën, drejtësinë tranzicionale dhe të drejtat e njeriut.
Ky artikull fillimisht është shkruar në serbisht.