
Kur serbët e Kosovës bëhen lajm
Mediat në gjuhën shqipe i paraqesin serbët e Kosovës kryesisht në kontekstin e sigurisë dhe konflikteve, ndërsa rrallëherë pasqyrojnë jetën e tyre të përditshme.
Mediat në gjuhën shqipe i pasqyruan masat e qeverisë kryesisht përmes njoftimeve të qeverisë, deklaratave të Kurtit dhe ministrave të tij, si dhe tensioneve politike që pasuan, ndërsa banorët e prekur u përfshinë shumë rrallë në raportime.
Paraqitja e incidenteve të tilla pa një kontekst më të gjerë mund të përforcojë përshtypjen se armët ilegale janë kryesisht problem i komunave me shumicë serbe.
Ndonëse shqipja dhe serbishtja janë të dyja gjuhë zyrtare në Kosovë, shumë gazetarë punojnë kryesisht në njërën prej tyre dhe kanë qasje të kufizuar në burimet dhe raportimet në gjuhën tjetër.
Kur raportimet përbëhen kryesisht nga deklaratat e institucioneve, publiku mund të mësojë shumë më tepër për narrativat politike të palëve sesa për mënyrën se si politikat që po negociohen ndikojnë në jetën e njerëzve.

Serbeze Haxhiaj
Serbeze Haxhiaj punon si gazetare hulumtuese dhe redaktore e lajmeve në mediat kosovare dhe ndërkombëtare për më shumë se 18 vite, duke u marrë me çështje si korrupsioni, të drejtat e njeriut, çështjet e sigurisë, ekstremizmi religjioz, terrorizmi dhe krimet e luftës. Aktualisht është redaktore në Radio Televizionin e Kosovës dhe gazetare në Balkan Investigative Reporting Network (BIRN).
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.
