
Kurthi i turizmit të luksit
Pse shqiptarët meritojnë një debat të hapur lidhur me zhvillimin ekonomik.
Problemi nuk qëndron vetëm te mënyra se si është trajtuar projekti; ai lidhet edhe me faktin se promovon turizmin e luksit si model zhvillimi, ndonëse në realitet ky model është strukturalisht i dëmshëm për një ekonomi si ajo e Shqipërisë.
Paratë që vijnë nga turizmi i luksit jo vetëm që mbeten në duart e të huajve, ato rrisin edhe koston e jetesës për banorët vendas.
Ndërtimi i resorteve luksoze në Sazan apo Zvërnec nuk e zvogëlon rrezikun e varësisë nga turizmi, përkundrazi, e përqendron edhe më shumë atë, duke e bërë Shqipërinë më të varur nga një sektor që mund të goditet brenda natës nga një pandemi, konflikt apo krizë ekonomike globale.
Korrupsioni nuk i shoqëron thjesht dështimet strukturore të turizmit luksoz, por është mekanizmi përmes të cilit këto dështime bëhen të përhershme.

Algert Dobra
Algert Dobra është profesionist në fushën e bashkimeve dhe blerjeve të kompanive (M&A), me përvojë në diplomacinë ekonomike dhe zhvillimin ndërkombëtar. Ai ka përfunduar studimet master në Ekonomitë në Zhvillim dhe Zhvillim Ndërkombëtar në King’s College London.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.