
Kush përhap dezinformata rreth Kosovës?
Serbia, Rusia e Kina lundrojnë në hapësirën informative.
|2023.06.01
|
Dezinformimi nga Serbia po ashtu shënjestron serbët e Kosovës. Ky komunitet ndodhet në hapësirë të ndarë informative nga shqiptarët e Kosovës, pasi informohen nga mediet në serbisht, në masë të madhe nga mediet që kanë politika redaktoriale në linjë pro-qeveritare me Serbinë.
Përpos serbëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, fushatat dezinformuese kundër Kosovës kanë shënjestër edhe audiencën ndërkombëtare.
Dezinformatat nga Serbia rreth Kosovës përdorin pothuajse çdo zhvillim në Kosovë — që nga zhvillimet politike e deri te ato zhvillime që s’kanë të bëjnë asgjë me Serbinë.
4 narrativat e përbashkëta të Rusisë dhe Serbisë në fushatën e tyre dezinformuese janë: paraqitja e pavarësisë së Kosovës si e paligjshme ndërkombëtarisht; si shtet kriminal, që ushtron dhunë mbi komunitetin serb; manipulimi i narrativave historike të konflikteve në ish-Jugosllavi; dhe minimi i rolit të ShBA dhe vendeve të BE në shtetndërtimin e Kosovës.
“Përmes Kosovës po bëhet lufta kundër Perëndimit. Agresiviteti (i dezinformimit rus) ka të bëjë më shumë me Perëndimin sesa me Kosovën”, thotë ai. “Të mos harrojmë se e ka për qëllim edhe prekjen e opinionit global në përgjithësi”,
Lulzim Peci, KIPRED.Një raport i organizatës National Democratic Institute përmend grupe të fokusit me gazetarë kosovarë, të cilët flasin për medie kosovare që financohen nga Kina. Derisa nuk përmenden emra konkretë mediesh, ka raste kur shihet se ka pasur artikuj në media kosovare ku janë plasuar përmbajtje të mediumeve shtetërore kineze.

Ardit Kika
Ardit Kika është gazetar në grupin KOHA dhe mbulon sektorin e drejtësisë. Ai ka përfunduar studimet themelore për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Arditi ka qenë bursist i programit për Bursa në Gazetari në Fushën e të Drejtave të Njeriut (për ciklin 2018).
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.