
Letër nga një e mbijetuar e abuzimit seksual në fëmijëri
Ballafaqimi me traumën e fëmijërisë sime.
|2019.05.13
|
Vëllau i gjyshes sime ishte patriarku më i madh i lagjes sonë. Pasi me martesën e parë kishte vetëm vajza, ai u martua përsëri dhe u bë me tre djem.
Askush s’kishte arsye për të dyshuar se po ndodhte diçka e keqe kur fëmijët po luanin me fëmijë. Të paktën kështu mendova unë.
Pas traumave të ndryshme gjatë viteve të adoleshencës dhe moshës së hershme madhore, e gjeta veten duke hyrë në një repart psikiatrik kur isha në mes të 20-ve.
Ajo tha se ishte diçka që kishte ndodhur vetëm një herë dhe që nuk duhet ta bëjmë të madhe.
Mjaft e dëmshme është të promovohet një kulturë në të cilën vajzat dhe gratë gjithmonë duhet të jetojnë me frikën se do t’i nënshtrohen dhunës. E edhe më e dëmshme është t’u thuash pastaj atyre grave që nuk mund të flasin për këtë.
Jam e sigurt që tezja ime ishte dhe ende është e pikëlluar sepse ajo më do shumë. Por reagimi i saj tregon pikërisht pse nuk kam folur për abuzimin tim me dekada.
Tani që më në fund e kam gjetur zërin tim, po bërtas me gjithë fuqinë. Po bërtas për atë vajzën e vogël, po bërtas për nënën, motrën dhe shoqet e mia.

Anon.
Autori/ja ka kërkuar të mbetet anonim. Për disa tema veçanërisht të ndjeshme ose tejet personale, kjo është mënyra e vetme realiste për ta hapur një temë të rëndësishme dhe për ta plasuar në diskursin publik.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.