
Nenad Veličković: Në universitetin tonë, i aftësojmë mësuesit për lexim etnik të letërsisë
Rivlerësimi i Akademisë (Pjesa 2) - Profesori dhe autori nga Sarajeva flet për ‘Sharlatanizmin akademik’, nacionalizmin në arsim dhe shembjen e standardeve akademike që ka sjellë pasoja të mëdha.

Foto: Imrana Kapetanović / K2.0.
Natyrisht, qasja shkencore nuk është e vetmja mënyrë për t’u angazhuar me letërsinë. Ka plot mënyra tjera që janë më pak kufizuese. Megjithatë, pasi që e kemi themeluar një strukturë specifike shkencore për letërsinë, tituj të caktuar dhe autoritetin e privilegjet që burojnë prej saj, ne duhet t’i respektojmë disa standarde që janë të pandashme nga shkenca.
Unë kam dëshmuar që këta profesionistë, posaçërisht njerëzit në departamentin tim, devijojnë nga këto standarde, dhe nëse e lexoni librin tim, mund të shihni se e njejta vlen për zyrën e dekanit, këshillin akademik dhe senatin e universitetit.
Fatkeqësisht, ka tregues të qartë që situata nuk është fort më e mirë as jashtë Sarajevës ose Bosnje e Hercegovinës si tërësi.
Pjesa më e mërzitshme, por më e rëndësishme e librit, dëshmon se njerëzit që e prezantojnë veten si shkencëtarë, në fakt nuk janë shkencëtarë – me gjithë respektin për ato që i bëjnë dhe mënyrën se si i bëjnë – sepse ata nuk i përmbushin standardet e lartpërmendura shkencore.
Titujt akademikë i mbajnë aparatçikët misioni i së cilëve është të punojnë për grupet etnike të cilave u përkasin.
Libri tregon që një punim që dikush e prezanton si shkencor mund të jetë krejtësisht i pakuptimtë dhe i padobishëm për askënd.
A mund të ndryshojë kjo situatë? Nëse flasim realisht - dhe mendoj që këtë e tregon edhe libri im - nuk mundet, të paktën jo tani, as në të ardhmën e afërt.

Đorđe Krajišnik
Đorđe Krajišnik është kritik letrar dhe gazetar në gazetën e përditshme Oslobođenje dhe revistën Dani. Në tetor 2017, ai punoi si rezident për gazetën e përditshme të Berlinit, Der Tagesspiegel. Kritikat letrare dhe tekstet tjera të tij janë publikuar në revista dhe uebfaqe matanë Jugosferës. Publikimet e tij janë përkthyer në gjuhët angleze, gjermane dhe shqipe. Ai ka kryer recensione dhe redaktime për disa libra. Aktualisht është duke punuar në librin e tij të parë prozë, i cili do të botohet së shpejti, qofshin në favor të tij Muzat.
Ky artikull fillimisht është shkruar në serbisht.