
Protestë për vrasjen e paralajmëruar
Në Prishtinë kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn, llogaridhënie për dështimet institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.




Familjarët e Arlinda Zekajt u bashkuan në protestë dhe marshuan së bashku me qindra protestues.








“Na vyn me miratu një legjislacion që i mbron gratë, fëmijët edhe njerëzit e rrezikum para se me ndodhë këto raste, se nuk na vyn edhe një viktimë tjetër. E ka kalu kulmin”, tha Vesë Neziri, 26-vjeçare.
Protestuesit paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë çdo ditë, nga ora 16:00, para ndërtesës së Qeverisë, derisa institucionet t'u përgjigjen kërkesave të tyre.




Reita Demi
Reita Demi është lektore dhe përkthyese e gjuhës shqipe në K2.0. Ka përfunduar studimet master për Gazetari dhe Kontakte me Publikun në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Kolegjin AAB.

Ferdi Limani
Ferdi Limani është fotograf i pavarur, i cili bashkëpunon me Getty Images. Ai ka studiuar gazetari dhe punon me media lokale dhe ndërkombëtare në projekte të lajmeve dhe dokumentarëve.
