
Si matet lumturia?
Kosovarët ishin më pak të lumtur në vitin 2025
Sipas Raportit Botëror të Lumturisë, sa shpesh një person ndan vaktin e ushqimit me të tjerët është po aq tregues i fortë i kënaqësisë me jetën, sa edhe niveli i të ardhurave.
Në vitin 2023, rreth një në katër amerikanë thanë se i kishin ngrënë të gjitha vaktet e ditës së mëparshme vetëm, që shënon një rritje prej 53% krahasuar me vitin 2003.
Dallimi mes Finlandës dhe Kosovës, për shembull në madhësinë e familjes, e nxjerr në pah ndërlikueshmërinë e matjes së lumturisë.
Teksa këto marrëdhënie luajnë rol kyç në mirëqenie, një pjesë e madhe e ndërveprimeve sociale po zhvendoset online.
Sipas një raporti të Open Society për Ballkanin Perëndimor, i botuar këtë muaj që shqyrton gjeneratën Z në Ballkanin Perëndimor, të rinjtë në Kosovë janë më të lumturit në Ballkan.
Niveli i lumturisë te të rinjtë në Kosovë mund të ndihmojë pjesërisht në shpjegimin e faktit që vnedi rendetet relativisht lart në raportin e lumturisë, sidomos marrë parasysh se Kosova mbetet një nga shoqëritë më të reja në Evropë, me 45.3% të popullsisë nën moshën 30 vjeç.
A janë krejt njëjtë të lumtur?

Gentiana Paçarizi
Gentiana Paçarizi është redaktore menaxhuese në K2.0. Ajo ka mbaruar studimet master për gazetari dhe komunikim me publikun në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.