
Qerka-Gashi: Në kinemanë jugosllave, ne ishim të vendosur në periferi të bardhësisë
Arbër Qerka-Gashi flet për përfaqësimin dhe margjinalizimin e komuniteteve shqiptare dhe rome në kinemanë jugosllave.

Pamje nga filmi “Beteja e Kosovës”.
Edhe pse e kuptoj lidhjen vizuale dhe emocionale që njerëzit kanë me këta filma, më dukej sikur askush nuk donte t’i kritikonte.
Shpesh ekziston një barazim i rremë në mënyrën se si lexohet vetëvendosja e kosovarëve, krahasuar me mënyrën se si perceptohet shprehja kombëtare e komuniteteve të tjera nga ish-Jugosllavia.

Pamje nga filmi “Skupljači perja”, i njohur në shqip si “Kam takuar edhe ciganë të lumtur”.

Pamje nga filmi “Koha e Ciganëve”.
Kjo kontribuoi në një lloj racializimi të shqiptarëve brenda sistemit jugosllav, në idenë se ishim të pozicionuar në periferi të bardhësisë, ndërsa folësit e serbo-kroatishtes zinin qendrën e asaj që konsiderohej e bardhë ose e qytetëruar.
Këta filma nuk vepronin në izolim. Ata ishin pjesë e një sistemi shumë më të gjerë kuptimor, i cili ndihmoi në normalizimin e perceptimit të shqiptarëve si të dyshimtë, të prapambetur dhe destabilizues, e për rrjedhojë, më të lehtë për t’u disiplinuar, përjashtuar apo shtypur.

Pamje nga “Komandant Lleshi”.
Në periudhën e pasluftës, mediat shqiptare në Kosovë shpesh kanë qenë të prira të distancohen nga komunitetet rome. Dhe si pasojë, hasim përfaqësime shumë negative të romëve jo vetëm në film, por edhe në media në përgjithësi.
Ajo që më pengon më së shumti është mënyra se si komunitetet rome përfaqësohen pa asnjë reflektim kritik.

Dafina Halili
Dafina Halili është gazetare e lartë në K2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.