
Shkëlzen Gashi: Shumë pak njerëz guxonin ta takonin Demaçin
Një vit prej vdekjes së shkrimtarit dhe veprimtarit politik.

Foto e hershme e Demaçit në moshën 23-vjeçare, e marrë nga libri ‘‘Adem Demaçi, biografi e paautorizuar’’, me autor Shkëlzen Gashi.
Momenti i dytë është në vitin 1953 kur Presidenti i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, nënshkruan një marrëveshje xhentëlmenësh me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mehmet Köprülü-në, për ta siguruar dëbimin e shqiptarëve nga Jugosllavia për në Turqi. Kur e pata pyetë Demaçin se cili kishte qenë momenti më i vështirë në jetën e tij, më pat thënë: shpërngulja e gati krejt shokëve të tij për në Turqi gjatë viteve ‘50.Momenti i tretë është në dimrin e vitit 1955/56 kur pushteti jugosllav e nisë fushatën për mbledhjen e armëve në Kosovë. Demaçi tregonte se si “njerëzit i nxirrnin prej shtëpive dhe i keqtrajtonin, i lidhnin e i tërhiqnin nëpër borë e acar, derisa lëkura u binte sikur pendlat e pulave.Ata ta kërkonin pushkën. Natyrisht, ti s’kishe pushkë. Ata të detyronin me e ble. Një fqinj i imi, nga frika se prap do të kalonte nëpër tortura, e pati varë veten”.
... pak njerëz, përveç një grushti shokësh e më të afërmish, guxonin ta takonin Demaçin. Në rrugë shumë njerëz bënin sikur s’e njihnin.
Kundërshtarët e Demaçit, kryesisht ithtarë të Ibrahim Rugovës, e sulmojnë atë për këto ndryshime të qëndrimeve politike.

Fotografi e marrë nga libri ‘‘Adem Demaçi, biografi e paautorizuar’, e cila besohet që është fotografia e vetme e Demaçit gjatë kohës në burg.
Pas daljes nga burgu i dytë më 1974, ai konsideronte se rrethanat politike në Kosovë e në Jugosllavi, e edhe në botë, kishin ndryshuar ndjeshëm dhe se duhej angazhuar për avancim të statusit të Kosovës – nga autonomia në Republikë në kuadër të RSFJ-së.Pas daljes nga burgu në vitin 1990 ai angazhohej për pavarësinë e Kosovës, kurse nga mesi i viteve ’90 për projektin Ballkania, që parashihte një konfederatë në mes Serbisë, Malit të Zi e Kosovës, ndërkaq në vitin 1998, si përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së, kthehet sërish te opcioni për Kosovën e pavarur.Kundërshtarët e Demaçit, kryesisht ithtarë të Ibrahim Rugovës, e sulmojnë atë për këto ndryshime të qëndrimeve politike. Mirëpo, edhe Ibrahim Rugova fillimisht angazhohej për ta kthyer autonominë e Kosovës, të suprimuar nga Serbia më 1989, pastaj për Kosovën Republikë në kuadër të Jugosllavisë, mandej për Kosovën e pavarur, e ndonjëherë e përmendte si opcion edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në mes të viteve ‘90 Rugova doli me propozimin për vendosjen e Kosovës nën protektorat të OKB-së, e në vitin 1999 në Rambuje nënshkroi autonominë substanciale në kuadër të Serbisë e të Jugosllavisë, e në fund, pas luftës sërish angazhohej për opsionin e pavarësisë së Kosovës.
Pas luftës në Kosovë (1998-1999), Demaçi i vizitoi thuajse krejt vendbanimet e pakicave në Kosovë dhe i inkurajoi pjesëtarët e tyre të qëndrojnë në Kosovë, e njëkohësisht u bëri thirrje shqiptarëve që të mos i sulmojnë sepse pakicat janë pasuria e Kosovës.

Ngadhnjim Avdyli
Ngadhnjim Avdyli është ish-gazetar i stafit të K2.0, i cili kryesisht ka shkruar për politikë, qeverisje dhe drejtësi sociale. Ai ka kryer gazetarinë në Universitetin e Prishtinës.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.