
Si mund të garojnë sërish partitë opozitare të Kosovës?
Opozita refuzon t’i pranojë realitetet, të cilat LVV i kupton shumë mirë.
|13.01.2026
Votuesit kanë prirje ta ndëshkojnë jokonsistencën më shumë sesa premtimet e parealizuara, sidomos kur besojnë se një parti po vepron brenda një kornize të qëndrueshme morale dhe identitare.
Problemi qëndron tek fakti se opozita e ka nënvlerësuar se sa të rëndësishme janë lidhja emocionale dhe qartësia narrative për suksesin politik.
Shpesh, partitë opozitare sillen sikur detyra e tyre është ta krijojnë elektoratin ideal, në vend se ta bindin atë real.
Sapo sistemet partiake të konsolidohen, votuesit sillen ndryshe. Partitë që nuk arrijnë të përshtaten herët, shpesh e kuptojnë se kanë humbur shansin.
Partitë opozitare nuk mund të presin që luhatshmëria e votuesve të kthehet sërish. Ato duhet të përshtaten me një sistem më të qëndrueshëm duke zgjeruar koalicionet, sqaruar narrativat e tyre dhe rindërtuar besimin e votuesve.
Ose të përshtaten me realitetin ashtu siç është, dhe jo siç dëshirojnë të jetë, ose t’i shikojnë të tjerët tek hyjnë në hapësirën që ata refuzojnë ta zënë.

Blerim Vela
Blerim Vela ka shërbyer si shef i stafit të presidentes së Kosovës (2021–2023) dhe ka mban doktoraturë për Studime Bashkëkohore Evropiane në Universitetin e Sussex.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në "HIVE" ose konsideroni një donacion.