
Të jesh pjesë e shtetit që s’të trajton si pjesë të tij
Rreth margjinalizimit institucional ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim.
Në kuadër të shkollave ekzistuese vazhdojnë të mungojnë infrastruktura elementare për të garantuar gjithëpërfshirjen, si për shembull mungesa e tualeteve adekuate për persona me aftësi të kufizuara, mungesa e ashensorëve dhe pjerrinave, si dhe mungesa e transportit.
Kosova duhet të përmirësojë përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor duke siguruar se fëmijët me aftësi të kufizuara vijojnë mësimin në shkolla publike së bashku me bashkëmoshatarët e tyre si dhe duke rritur numrin e stafit profesional dhe asistentëve personal.

Leonora Aliu
Leonora Aliu, ish-gazetare në K2.0 (2017-18). Leonora ka studiuar gazetarinë në Universitetin e Prishtinës.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.