
Yusuf Omar: Lehtë është ta manipulosh një kamerë, vështirë është t’i manipulosh mijëra kamera
Gazetari mobil ndërkombëtar i diskuton syzet kamerë, udhëtimin me autostop në Siri dhe atë se si është dashur ta parashikojmë ngritjen e Donald Trump.

Foto nga Yusuf Omar.
I lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, ai u shpërngul në Australi kur ishte 14 vjeç, e më vonë shkoi në Afrikën e Jugut për ta studiuar gazetarinë në moshën 21 vjeçare.
Ai përfundoi në Egjipt gjatë Pranverës Arabe në 2011, dhe në një intervistë pati thënë se ishte në vendin e duhur në kohën e gabuar. Disa prej raporteve të tij u publikuan në ballinat e gazetave të ndryshme të Afrikës së Jugut. Ai ka punuar për media dhe gazeta të ndryshme, por ka eksperimentuar edhe me video.
Gjatë kohës kur po punonte për eNCA (eNews Channel Africa) në 2014 dhe po e mbulonte luftën në Siri, ai prodhoi lajme me telefon, pavarësisht faktit që në dispozicion kishte kamera dhe vegla tjera. Në atë mënyrë krijonte lajme “më intime, më shpejt”, dhe thotë që kjo është përparësi e gazetarisë mobile.
Pak kohë më vonë ai filloi të punonte për media të ndryshme ndërkombëtare. Punoi si redaktor mobil në Hindustan Times dhe CNN, dhe në 2016 u emërua Gazetari Mobil i Vitit nga Thomson Foundation.
Në thelb, besoj se bën një lloj dallimi jo vetëm të jesh pjesë e botës, por edhe ta ndryshosh atë, të zhytesh në jetët e njerëzve.
Aftësia e gazetarisë mobile është aftësi për t’i vlerësuar me të vërtetë ngjarjet e dalluara lokale që janë relevante për tregjet globale.
Arsyeja pse na iku ngritja e Donald Trump në SHBA ishte sepse nuk po e dëgjonim Amerikën e Mesme.

Foto nga Yusuf Omar.
Na iku Brexit në Mbretërinë e Bashkuar sepse po e dëgjonim Londrën, por jo gjithë Mbretërinë e Bashkuar.Pra nëpërmjet telefonave mobilë dhe gazetarisë mobile, komunitetet po i tregonin ngjarjet e tyre. Dhe kur ne i dëgjojmë këto tregime, e kuptojmë shumë më mirë çfarë po ndodhë në botë.Mendoj që kur i shohim sot mashtrimet e mëdha që ndodhin… e kemi parë ngritjen e video klipeve manipuluese… për mua, e vetmja mënyrë për t’i luftuar është nëpërmjet gazetarisë mobile, pra nëpërmjet plot telefonave mobilë në një vend, që na ndihmojnë t’i verifikojmë ngjarjet. Lehtë është ta manipulosh një kamerë, vështirë është t’i manipulosh mijëra kamera.
Nëse përputhet me avokimin dhe mbajtjen e qëndrimit, atëherë them se ka raste për të cilat gazetarët mund të mbajnë qëndrime.
Të gjithë mund të raportojnë, por gazetaria i kërkon disa parime dhe etika të caktuara që na ndihmojnë të dallojmë çfarë është e vërtetë dhe çfarë s’është.

Dafina Halili
Dafina Halili është gazetare e lartë në K2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.