-
Time:
6:00 pm
Place:
Kosovo 2.0
Date:
25/04/2019
Stevan Dojčinović mbi bashkimin e gazetarëve nga Ballkani në luftën kundër krimit të organizuar
-
Bisedë me folësin/en
-
Rreth këtij volume up
-
K2.0 sjell në Kosovë kryeredaktorin e KRIK (Rrjetit për Raportim të Krimit dhe Korrupsionit) Stevan Dojčinović në Prishtinë për edicionin më të fundit të Volume Up dhe masterklasë.
Stevan Dojčinović është gazetar hulumtues që vepron në Beograd. Ai është i specializuar në hulumtim të krimit të organizuar, korrupsionit, privatizimit, shpërlarjes së parave, agjencive private të sigurisë dhe industrisë së bixhozit.
Në vitin 2015, ai së bashku me një grup prej pesë gazetarëve e themeloi KRIK, organizatë jo fitimprurëse e krijuar me synimin për përmirësimin e gazetarisë hulumtuese në Serbi. Njëherit, KRIK është pjesë e Projektit për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), që është konzorcium i qendrave jofitimprurëse hulumtuese dhe e mediave të pavarura fitimprurëse nga e gjithë bota, duke nisur nga Ballkani, Evropa Lindore e deri në Azinë Qendrore.
Stevan është autor i librit “Šarić − Kako je balkanski kokainski kartel osvojio Evropu” (“Šarić −Si kartelet e kokainës së Ballkanit e fituan Evropën”), që flet rreth rolit të mafias së Ballkanit në kontrabandimin e kokainës. Ai gjithashtu u mëson gazetarëve si të mbledhin dhe të analizojnë të dhëna biznesore dhe të dhëna pronësore.
Stevan së bashku me KRIK kanë fituar çmime të shumta internacionale për raportimet e tyre hulumtuese. Vitin e kaluar ai fitoi Çmimin për merita të jashtëzakonshme në Gazetari Hulumtuese, çmimin për Gazetari të të Dhënave dhe Çmimin e Gazetarisë për Etikë dhe Kurajo “Dušan Bogavac”.
Në K2.0 ai do të bisedojë për rolin e krimit të organizuar në jetën e përditshme në Ballkan dhe se sa potencial ka krimi i organizuar në formësimin e politikave vendore. Ai thotë se përderisa vendet e Ballkanit janë të ndara nga kufijtë dhe bashkëjetojnë në tension, strukturat e krimit të organizuar nuk kanë kufij dhe funksionojnë në bashkëpunim me njëra-tjetrën.
Pasiqë agjencitë shtetërore në Ballkan nuk i besojnë njëra tjetrës, fuqizimi i ligjit është i pafuqishëm në këtë drejtim. Ai beson se është në dorë të gazetarisë hulumtuese që të shpërfaqë të bëmat e grupeve të krimit të organizuar. Ndër të tjera, sipas Stevan, suksesi në këtë aspekt varet prej vullnetit të gazetarëve në Ballkan që të bashkohen e të punojnë së bashku.
Bashkohuni me ne të enjten më 25 prill, në orën 18:00 në hapësirën e K2.0 për të dëgjuar përvojat e Stevan-it dhe idetë e tij rreth asaj se si mund të bashkëpunojmë për të luftuar krimin e organizuar.
Të nesërmen (e premte 26 prill), masterklasa do të mbahet në hapësirën e K2.0 nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Ju lusim të regjistroheni këtu jo më larg se ditën e mërkurë, 24 prill.K
*Do të ketë përkthim në anglisht/shqip.
Ky edicion i Volume Up mbështetet përmes grantit të financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
-
Rreth folësit/es
-
Shikojeni këtë edicion tani
-
LIVE: Volume UP with Stevan Dojčinović [KRIK]
Posted by KOSOVO 2.0 on Thursday, April 25, 2019
-
Fotografi nga ngjarja
-
Time:
6:00 pm
Place:
Kosovo 2.0
Date:
25/04/2019