Nëse ecni në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, do të vëreni gjurmë këmbësh të shtruara në rrugë. Çdonjëra prej tyre ka të shkruar pyetjen ‘Ku janë 1.648?’ duke kërkuar vendndodhjen e atyre që ende janë të zhdukur pas luftës në Kosovë, çdo person një anëtar i dashur i familjes. Ndonëse drejtësia tranzicionale duket si një koncept abstrakt, ajo shkon përtej sallave të gjykatave dhe atyre të konferencave. Ne e përjetojmë atë – ose mungesën e saj – çdo ditë.
Edhepse gati 20 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe një çerek shekulli që nga luftërat në Bosnjë dhe Kroaci, ende ka tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me të kaluarën e që nuk janë adresuar.
Nuk janë vetëm çështjet për personat e pagjetur, por edhe kujtime të politizuara të së kaluarës, institucione dhe udhëheqës me histori të njollosur, marrëdhënie të tensionuara mes vendeve të rajonit dhe një proces dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që duket se ka bërë pak për ‘normalizimin’ e marrëdhënieve. Të gjitha këto çështje, janë faktorë të qëndrueshëm që sfidojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe po parandalojnë pajtimin mes shteteve të dala nga Jugosllavia.
Si vazhdimësi e publikimit të monografisë më të fundit, “E kaluara, tani”, bashkohuni me ne për një diskutim të hapur dhe pjesëmarrës sesi drejtësia tranzicionale ka formësuar realitetet e sotme. Kur kaq shumë qytetarë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin kanë përjetuar traumë shtypje apo shpërngulje, si mund të trajtohet e kaluara në një mënyrë që i shërben drejtësisë?
Çfarë kanë bërë institucionet për të adresuar çështjet e personave të pagjetur? A janë duke bërë mjaft institucionet për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës? A do të arrijnë ndonjëherë përpjekjet aktuale të pajtimit të japin rezultat? Si po ndikojnë çështjet e pazgjidhura mes vendeve të rajonit në jetën e qytetarëve?
Bashkohuni të hënën më 8 tetor, në orën 18:00 në Documentation Centre Kosovo (në Bibliotekën Hivzi Sulejmani, Prishtinë), për një diskutim të hapur dhe përfshirës, ku do t’i trajtojmë të gjitha këto pyetje dhe më shumë. Për ta nisur diskutimin kemi ftuar:
- Ardian Arifaj – Konsulent Politik i Presidentit Hashim Thaçi
- Sofija Todorović – Koordinatore e Programit të YIHR të Serbisë
- Linda Gusia – Sociologe
- Nidžara Ahmetašević – Redaktore rajonale e K2.0
- Saranda Bogujevci – Anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione
Diskutimi do të moderohet nga Besa Luci, kryeredaktore e K2.0.
Do të ketë përkthim në gjuhën shqipe/serbe/angleze.
Kjo bisedë u realizua me mbështetjen financiare të Austrian Development Agency – ADA dhe atë të National Endowment for Democracy – NED.
Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.