Shfaqja e filmit dokumentar “SEKS”: ora 17:10
Diskutimi: ora 18:00
Performanca me DJ Yll Megi: ora 20:00 – 22:00
Vendi: Kosovo 2.0
Në shtetet e Ballkanit Perëndimor, jeta për personat LGBTI nuk është fare e lehtë dhe kështu ka qenë pothuajse gjithmonë e gjithkund. Ata detyrohen të bëjnë “jetë të dyfishtë”, si rrjedhojë e përjashtimit, dhunës e diskriminimit me të cilat përballen për shkak të asaj që janë. Dëbimi nga shtëpia pa pasur nga t’ia mbajnë, rrahja, gjuha e urrejtjes qoftë verbale apo online, refuzimi për t’iu dhënë shërbime, janë vetëm disa nga përvojat e panumërta që personat LGBTI i përjetojnë.
Nëntë vjet më parë, në vitin 2012, edhe K2.0 ishte cak i sulmeve të ngjashme, me rastin e lansimit të revistës Seks. Atëbotë, një grup prej rreth 20 burrash patën hyrë në vendngjarje duke shkatërruar vendin, sulmuar organizatorët e duke thirrur “jashtë Kosovës!” me urrejtje. Revista, ndër tjera përfshin një analizë të gjendjes dhe ligjeve për LGBTI në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Tash, më 25 qershor 2021, në Muajin e Krenarisë, me ç’rast me shumë gjasë do të shohim edhe politikanë teksa i bashkohen paradës e teksa publikojnë statuse mbështetëse në rrjete sociale, me aktivistë nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të diskutojmë nëse ka vullnet të njëmendtë politik për mbrojtje të të drejtave LGBTI, përtej fjalëve e simbolizmave në data të shënuara. A ka ndryshuar diçka prej vitit 2012, pasiqë pamje të ngjashme përsëriten e në rrjetet sociale ende pluskon gjuha e urrejtjes. Sa ka qenë e sinqertë mbështetja për personat LGBTI në këto shtete, të cilat shpeshherë kanë ligje progresive e rrallëherë zbatim në praktikë.
Para diskutimit do ta shfaqim dokumentarin e prodhuar nga K2.0, “Seksi”, i cili dokumenton sulmin ndaj K2.0 dhe paraqet përvojat e njerëzve që u rrezikuan si rrjedhojë e tij. Për ta nisur diskutimin kemi ftuar:
– Blert Morina – drejtor ekzekutiv i organizatës CEL (Kosovë)
– Luana – aktiviste dhe themeluese e Lëvizjes “Ylberofilia” (Shqipëri)
– Antonio Mihajlov, këshilltar i lartë në Subversive Front (Maqedoni e Veriut)
– Marko Mihailović, drejtor i Pride Society (Serbi)
Diskutimi do të moderohet nga Aulonë Kadriu/ K2.0.
Shfaqja e filmit bëhet nga ora 17:10, ndërsa diskutimi vazhdon nga ora 18:00, më 25 qershor 2021, në Hub 2.0, në zyret e Kosovo 2.0 dhe do të transmetohet live në Facebook në faqen e K2.0.
Për shkak të numrit të kufizuar të njerëzve, ju lutem lajmërohuni në faqen tonë të Facebook ose në email [email protected] nëse dëshironi të jeni pjesë.
Pas diskutimit do të ketë afterparty në oborrin e zyres së K2.0 me DJ Yll Megi.
Do të ketë përkthim në gjuhën angleze dhe serbe.K
Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Prince Claus Fund.