Në thelb | Të Drejtat e Minoriteteve

Të gjitha jetët e zeza vlejnë: ta kuptojmë anticiganizmin

Nga - 30.06.2020

Çmësimi i racizmit.

Gjatë javëve të fundit, biseda për racizmin ka marrë dheun globalisht. Vdekja e një burri të zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës — Xhorxh Fllojd — në duart e një polici të bardhë ka ndezur protesta të papara të udhëhequra nga Lëvizja Black Lives Matter (“Jetët e Zeza Vlejnë”). Nëpër Evropë u mbajtën protesta kundër racizmit po ashtu, dhe biseda ka mbërritur edhe te kosovarët.

Racizmi në Kosovë i ndikon drejtpërdrejt komunitetet e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve.

Vjet, një fëmijë 12-vjeçar rom, i cili kishte qenë viktimë e abuzimit seksual, u gjet i vdekur në Fushë Kosovë. Abuzimi ishte raportuar në polici. Sipas familjes së fëmijës, abuzuesi — i cili po ashtu dyshohet të jetë vrasësi — kishte qenë i njohur për policinë por nuk ishte arrestuar kurrë. Qytetarët romë dolën në rrugë duke kërkuar që t’i jepet fund racizmit institucional.

Racizmi kundër këtyre komuniteteve anekënd Evropës dhe gjithë botës është emëruar anticiganizëm. Aleanca Kundër Anticiganizmit, një platformë e organizatave ndërkombëtare, paraqet se ç’do të thotë anticiganizmi dhe si të luftohet ai.

Shikojeni videon tonë shpjeguese për të mësuar më shumë.K

Zgjedhni titrat në gjuhën angleze dhe serbe në ikonën CC në video.

Imazhi i ballinës: K2.0.

 

 

 

 

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit ‘’Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetarë’’, që financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e kësaj video është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet pikëpamjet e Bashkimit Europian.