Para izolimit, të premtet shërbenin për ta lënë pas javën e punës, për të dalë në kafene ose në bar dhe për të kaluar kohë me shoqërinë dhe me familjen.
Mbase të premtet ishin ditët që çelnin fundjavët me vallëzim, me dëfrim në klubet e natës, dhe me çaste të këndshme në kinema apo diku tjetër. Ose ndoshta ishin kohët e relaksimit nëpërmjet ecjeve malore, sportit, apo thjesht përmes leximit të një libri të mirë.
Çfarëdo qoftë ajo që ju ka bërë të ndiheni mirë të premteve, ne duam të ndihmojmë ta kthejmë këtë disponim — madje edhe në këto kohë — duke përmbledhur disa ngjarje të mira dhe pozitive prej vendeve të ndryshme të botës.
Këtë javë duam të flasim për atë se si mund të jemi aktivë. Në këto kohë, është diçka që ju ndihmon ta ruani shëndetin mendor dhe fizik.
A jeni për tenis?
Karola 11 vjeçe dhe Vitoria 14 vjeçe nga Liguria e Italisë po e bëjnë këtë duke luajtur tenis prej kulmeve të ndërtesave. Kjo videotërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale dhe doli në New York Timeskëtë javë.
Ajo u shikua më shumë se 9.1 milionë herë pasi u përmend në Twitter nga Asociacioni i Profesionistëve të Tenisit (ATP), organi botëror që administron tenisin profesional të meshkujve. Vajzat u lëvduan prej ikonave të tenisit si Trejsi Ostin — ish kampionja e US Open — e cila u dha edhe disa këshilla për ta përmirësuar lojën e tyre.
Vesa Gjinaj nga Kosovai tregoi aftësitë e veta me reket gjatë festës së “Letrës së Bardhë” të Komitetit Olimpik të Kosovës për ditën ndërkombëtare të këtij sporti në fillim të muajit. Komiteti Olimpik kërkoi nga sportistët e Kosovës të bëjnë video nga shtëpia duke e treguar “Letrën e Bardhë” për të festuar dhe për t’i inkurajuar njerëzit që të rrijnë në shtëpi dhe të merren me sport. (Por, mos theni ndonjë dritare me topa.)
Mirlind Gashi, një gjimnast nga Kosova, i tregoi disa lëvizje mbresëlënëse për videon e tij me “Letrën e Bardhë”. Por këto lëvizje më mirë t’i lëmë për profesionistët dhe të kënaqemi thjesht duke i parë.
Edhe Federata e Basketbollit e Kosovës i ka paraqitur disa ushtrime shumë të miranë faqen e tyre në Facebook të cilat mund t’i bëni në prej një ore e gjysmë që u lejohet të dilni nga shtëpia (sigurisht, para ose pasi t’i kryeni blerjet) në mënyrë që t’i përmirësoni aftësitë me top.
Dhe për fund, një libër për fëmijë. “Uta e Maleve”, që flet për ngjitjen e Uta Ibrahimitnë Malin Everest, u botua këtë javë dhe gjendet në Librarinë Dukagjini dhe në Gjirafa Mall (mund ta porositni nga shtëpia!).
Libri i ri është për fëmijë deri në 12 vjeç, por shpreson se me të mund të zbaviten edhe prindërit e fëmijëve.
Botimi u frymëzua nga prezentimet që Ibrahimi i bëri nëpër shkolla të Kosovës për t’i motivuar fëmijët pas suksesit të saj. Mund ta gjeni në gjuhën shqipe dhe angleze, dhe së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën serbe.
“Autorja e librit — Tefta Kelmendi — bëri punë të shkëlqyeshme, e po ashtu edhe ilustratorja Katerina Nikolovska; ajo është vrapuese dhe dashnore e malit, kështu që e kuptoi shumë mirë botën e maleve, dhe komunikimi me të ishte shumë i lehtë”, thotë Ibrahimi.
Kështu që inkurajoni fëmijët të lexojnë dhe pastaj të ngjiten (me shpresë jo në mure).
Por ju fanatikët e sportit duhet të përgatiteni edhe për rikthimin e golfit profesional.
Po, tifozë të sportit, Korea e Jugut do ta mbajë turneun e parë të gollfit prej kur është përhapur COVID-19. Kampionati i Grave i Asociacionit Profesional të Golfit në Korenë Jugore pritet të mbahet prej 14 deri më 17 maj në Yangju. Dy nga 10 lojtarët më të mirë në botë kanë hyrë në turne për të garuar për 1.8 milion dollarë amerikanë (rreth 1.64 milion euro).
Për shkak që Korea e Jugut duket se po e kontrollon mirë virusin, aktivitetet e kufizuara sportive që janë pa kontakt janë të lejuara, dhe në gollf natyrisht mbahet distanca. Nuk kanë thënë ende nëse do të ketë shikues.
Shënim për ata që janë të ri në këtë sport: Maicat nuk janë të detyrueshme, por birrat po!
Edhe pse Turneu Botëror i Pikados është anuluar si çdo gjë tjetër këto ditë, Korporata Profesionale e Pikados (PDC) po e mbanë PDC Home Tour. Lojtarët Profesionalë të Pikados tani po garojnë nga shtëpia dhe mund t’i ndiqni online. (Shënim për ata që janë të ri në këtë sport: Maica nuk janë të detyrueshme, por birrat po!)
Por sigurohuni që e keni ëiFi të mirë; Gary Anderson i shkretë u diskualifikua nga turneu për shkak se kishte lidhje të dobët të internetit.
E njejta i ndodhi talentes 16 vjeçare të shahut, Alireza Firouzja, e cila e humbi avantazhin në një lojë shahu kundër Hikaru Nakamura në turneun Banter Blitz (që jep shpërblim 250,000 dollarë amerikane apo 230,000 euro për fituesin) për shkak se iu ndal interneti.
Ndonjëherë ia vlenë ta merrni pakon e shtrenjtë.
Doni të aktivizoheni?
Tani është kohë shumë e mirë për të nisur rutina të reja dhe të ngjalleni në kohën e izolimit me kurse online pa pagesë ose me çmime të ulëta.
Një orë pa pagesë e pilates me Erlet Mucollin do të transmetohet në faqen e tij në Facebookçdo dy javë. Ose mund regjistroheni për orët e rregullta të tij për 20 euro në muaj. Kjo pako përfshin 14 orë që transmetohen live nëpërmjet një grupi privat në Facebook. Klasat mbahen tri herë në javë: të hënën, të mërkurën dhe të premtën, prej orës 6 deri në orën 8 të mbrëmjes. Shkoni në faqen e Mucollit në Facebookpër më shumë informata.
ZufitwithFjollapo mban orë të Dance Fitness në Zoom të hënave dhe të premteve prej orës 4 deri në orën 4:40 pasdite dhe të martën e të enjten prej orës 7 deri në orën 7:40 në mbrëmje. Orët kushtojnë 15 euro në muaj dhe mbahen dy herë në javë. Vizitoni faqet në Facebook apo Instagrampër më shumë informata.
Urban Yoga Studiopo vazhdon më orë të hënave dhe të premteve prej orës 5 të mbrëmjes në Zoom, ndërsa ora kushton 4 euro.
E, ju gejmerë, përgatituni për turneun e parë online të FIFA20 të Prishtinës që do të mbahet më 25 prill në shtëpitë tuaja. Kjo po organizohet nga XPortal dhe Komuna e Prishtinës.
A keni nevojë për më shumë frymëzim? Ja një murg budist duke e kënduar“Teenage Lobotomy” nga The Ramones. Pse jo…
Shihemi javën tjetër!
Cilat rrëfime ju kanë gëzuar këtë javë? Keni plane interesante për këtë fundjavë? Ndani ato me neve në platformat tona në rrjetet sociale apo nëpërmjet imejllit.K
Foto kryesore nga Komuna e Prishtinës, Agjencitë e OKB në Kosovë (UNKT), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, The Utalaya Foundation, dhe Studio Permanent.