KUSHTET E PËRDORIMIT / TERMS AND CONDITIONS

Mosha dhe autorizimi për pagesë

Duke bërë një pagesë në KOSOVO 2.0, ju konfirmoni se jeni të paktën 18-vjeçar/e dhe se të gjitha të dhënat që keni ofruar janë të sakta dhe të vërteta, përfshirë të dhënat për kartën e kreditit si dhe se jeni përdorues i autorizuar i kartelës.

Siguria

Anëtarësimi është i vlefshëm për një përdorues dhe nuk mund të transferohet. Nuk keni drejtë ta ndani përmbajtjen me askënd tjetër. Ne kemi të drejtë ta anulojmë ose pezullojmë anëtarësimin tuaj nëse ndani përmbajtjen e ofruar nga ne me dikë tjetër. Ne nuk lejojmë përdorimin e emaileve zyrtare të kompanisë për t’u regjistruar në anëtarësim dhe kemi të drejtë ta anulojmë ose pezullojmë qasjen në anëtarësim nëse ato përdoren.

Komunikimi

Pas pagesës, KOSOVO 2.0 ka të drejtë t’ju dërgojë mesazhe elektronike për të ndarë përmbajtjen dhe njoftimet si pjesë e planit tuaj të anëtarësimit ose për t’ju informuar për ndryshimet në kushtet e përdorimit. KOSOVO 2.0 gjithashtu mund t’ju kontaktojë me email për t’ju ftuar të merrni pjesë në anketa, të jepni komente për produktet dhe shërbimet tona, ose të angazhoheni në aktivitete të tjera siç përcaktohet në Politikën e Privatësisë. Ky informacion do të përdoret për t’i përmirësuar shërbimet dhe produktet tona dhe çdo e dhënë e mbledhur në këtë proces nuk do të ndahet me palët e treta, përveç në formë të përmbledhur.

Ndryshime në email-adresë

Nëse dëshironi që KOSOVO 2.0 të përdorë një adresë të ndryshme emaili për aktivitetet e lidhura me anëtarësimin në krahasim me atë që keni dhënë në kohën e regjistrimit, mund ta kërkoni këtë ndryshim përmes email në [email protected]. Pas marrjes së kërkesës suaj, ne do t’u dërgojmë një njoftim në adresën ekzistuese të emailit për ta zbatuar ndryshimin e afërt. Pas 10 ditësh, do të bëhet ndryshimi i emailit.

Kushtet e pagesës

Të gjitha pagesat janë të pakthyeshme dhe konsiderohen si donacione për K2.0. Duke bërë një pagesë për Modelin e Anëtarësimit “HIVE”, ju pranoni ta paguani shumën e specifikuar për paketën që keni zgjedhur. Ne do t’iu komunikojmë statusin e pagesës me email. Nëse nuk mund ta tarifojmë kartën tuaj të kreditit ose ndonjë formë tjetër pagese, anëtarësimi juaj nuk do të fillojë.

Ne rezervojmë të drejtën për t’i ndryshuar çmimet e pagesës në çdo kohë. Do të ofrojmë informacion lidhur me ndryshimet e çmimeve të paktën 30 ditë përpara. Ndryshimet nuk do të zbatohen për kohëzgjatjen aktuale të anëtarësimit. Kjo do t’iu ofrojë mundësinë ta anuloni ose modifikoni anëtarësimin tuaj përpara se ndryshimet të hyjnë në fuqi.

Kushtet e rinovimit

Pagesa/anëtarësia juaj nuk rinovohet automatikisht. Pas çdo skadimi të pagesës, do të ftoheni me email për ta rinovuar ose modifikuar anëtarësimin tuaj.

Kodet promocionale

Nëse përdorni një kod promovimi për të paguar modelin e anëtarësimit “HIVE” me zbritje, zbritja është e vlefshme vetëm për periudhën e parë të pagesës. Një kod promovimi mund të përdoret vetëm për një llogari.

Anulimi i anëtarësimit

Anulimi i anëtarësimit mund të kërkohet me email në [email protected]. Kërkesat për anulim duhet të dorëzohen nga adresa e emailit të dhënë në kohën e regjistrimit.

Ndryshimet në shërbime

Ne vazhdimisht bëjmë përpjekje për të bërë ndryshime dhe përmirësime në përmbajtjen e Modelit të Anëtarësimit “HIVE”. Ne kemi të drejtë për ta ndryshuar natyrën dhe sasinë e shërbimeve të ofruara si pjesë e modelit tonë të anëtarësimit në çdo kohë. Ne do të ofrojmë informacion lidhur me ndryshimet e ofrimit të shërbimit të paktën 30 ditë përpara. Ndryshimet do të zbatohen për anëtarësimet aktuale.

Privatësia

Politika jonë e privatësisë, të cilën mund ta gjeni në rubrikën e politikës së privatësisë, shpjegon se si ne mbledhim, përdorim dhe shfaqim të dhënat tuaja lidhur me anëtarësimin dhe donacionet tuaja. Duke u abonuar, ju pranoni të pranoni komunikime elektronike nga ne në lidhje me përdorimin e përmbajtjes dhe shërbimeve tona, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, njoftimet lidhur me këto Kushte ose Politikën tonë të Privatësisë, si dhe njoftimet e rinovimit.

Pronësia intelektuale

Produktet dhe përmbajtja e KOSOVO 2.0 nuk mund të modifikohen, riprodhohen, ritransmetohen ose shfaqen publikisht, përveç për përdorimin tuaj personal. Çdo përdorim për qëllime komerciale ose publike kërkon leje specifike me shkrim nga KOSOVO 2.0. Përdorimi i çdo përmbajtjeje të prodhuar nga KOSOVO 2.0, ku shprehimisht thuhet se të gjitha të drejtat janë të rezervuara, është në kundërshtim me Ligjin nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Ligji nr. 05/L-047 për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Ndryshimet në këto kushte

Herë pas here, ne mund t’i ndryshojmë kushtet e paraqitura më lart. Nëse kjo ndodh, ne do t’ju informojmë duke postuar kushtet e reja në faqen tonë dhe me njoftim përmes email në adresën e emailit me të cilën jeni abonuar. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi në ditën kur ndryshimet bëhen publike. Duke vazhduar të merrni shërbimet tona, ju pranoni kushtet e reja. Këto “Kushte të Përdorimi” u përditësuan për herë të fundit më 1 dhjetor 2023.

Age and payment authorization

By making a payment to Kosovo 2.0, you confirm that you are at least 18 years old and that all the information you have provided is accurate and true, including information about the credit card, and that you are an authorized cardholder.

Security

Membership is valid for one user and is non-transferable. You are not allowed to share the content with anyone else. We reserve the right to cancel or suspend your membership if you share the content provided by us with someone else. We do not allow the use of official company emails for membership registration, and we reserve the right to cancel or suspend access to membership if they are used.

Communication

Upon payment, Kosovo 2.0 reserves the right to send you electronic messages to share content and notices as part of your membership plan or to inform you of changes to the terms of use. Kosovo 2.0 may also contact you via email to invite you to participate in surveys, provide feedback on our products and services, or engage in other activities as defined in the Privacy Policy. This information will be used to enhance our services and products, and any data collected in this process will not be shared with third parties, except in aggregate form.

Changes in email address

If you wish Kosovo 2.0 to use a different email address for membership-related activities compared to the one you provided at the time of registration, you can request this change by email at [email protected]. Upon receipt of your request, we will send a notification to the existing email address of the impending change. After 10 days, the email change will take place.

Payment terms

All payments are non-refundable and are considered donations to K2.0. By making a payment for the “HIVE” Membership Model, you agree to pay the specified amount for the package you selected. We will communicate the status of the payment to you via email. If we cannot charge your credit card or any other form of payment, your membership will not start.

We reserve the right to change payment prices at any time. We will provide information about price changes at least 30 days in advance. Changes will not apply to your current membership duration. This will give you the opportunity to cancel or modify your membership before the changes take effect.

Renewal terms

Your payment/membership does not automatically renew. After each payment expiration, you will be invited via email to renew or modify your membership.

Promotion codes

If you use a promotion code to pay for the “HIVE” Membership Model with a discount, the discount is only valid for the first payment period. Only one promotion code can be used per account.

Membership cancellation

Membership cancellation can be requested via email at [email protected]. Cancellation requests must be submitted from the email address provided at the time of registration.

Changes to the services

We constantly make efforts to make changes and improvements to the content of the “HIVE” Membership Model. We reserve the right to change the nature and quantity of services rendered as part of our membership model at any time. We will provide information about service delivery changes at least 30 days in advance. Changes will apply to current memberships.

Privacy

Our Privacy Policy, found in the Privacy Policy section, explains how we collect, use and disclose your records regarding your membership and donations. By subscribing, you agree to accept electronic communications from us regarding the use of our content and services, including, but not limited to, announcements related to these Terms or our Privacy Policy, as well as renewal notices.

Intellectual property

Kosovo 2.0’s products and content may not be modified, reproduced, retransmitted or publicly displayed except for your personal use. Any use for commercial or public purposes requires specific written permission from Kosovo 2.0. Obtaining any content produced by Kosovo 2.0, where it is explicitly stated that all rights are reserved, is in violation of Law no. 04/L-065 on Copyright and Related Rights and Law no. 05/L-047 on Amendments to and Supplements to Law no. 04/L-065 on Copyright and Related Rights.

Changes to these terms

From time to time, we may change the terms presented above. If this happens, we will inform you by posting the new terms on our page and by email notification to the email address you have subscribed with. Changes will take effect on the day the changes are made public. By continuing to receive our services, you agree to the new terms. These Terms of Use were last updated on December 1st, 2023.