Në thelb | LGBTI

Qielli Po Hapet

Nga - 11.10.2018

Një shikim në jetërat e aktivistëve LGBTI.

Dje, (10 tetor) Kosova festoi paradën e dytë të krenarisë, ku Sheshi Nëna Terezë u mbush me flamuj ylberësh. Vitin e kaluar, K2.0 u takua me disa persona të cilët e bënë të mundur këtë, në krijimin e dokumentarit, “Qielli Po Hapet”.

Dokumentari pasqyron realitetet e personave lezbike, gej, biseksual dhe transgjinorë në Kosovë. Ofron një pikëpamje unike për tregimet personale të pranimit e refuzimit, si dhe për sfidat e aspiratat e aktivizmit në ditët para paradës së parë të Krenarisë në Kosovë, e cila u mbajt më 10 tetor, 2017.

Dokumentari është xhiruar përgjatë një periudhe katër mujore nga regjisori Matko Bulent, me gazetaren Venera Cocaj dhe është edituar nga More Raca. Më 4 tetor, e fitoi çmimin e Gazetarisë për të Drejtat e Njeriut për storjen më të mirë gazetareske në TV, në media të shtypura apo online, që u organizua nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), në bashkëpunim me Qendrën e Avokimit për Kulturë Demokratike (ACDC).

Shihni vegëzat e mëposhtme:

Epizodi 1: Tregime

Epizodi 2: Aktivizëm

Epizodi 3: Dashuria

Epizodi 4: Krenaria

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.