Blogbox | Poezi

Sëmundja shoqërore

Nga - 01.07.2018

Një poezi.

Ahhh… të kisha pasë më shumë kohë…

Me bo çka?

Ohh… besom që kam,

Por zgjedhi me e kalu kot duke e postu në Snapchat çdo vend që e vizitoj,

Dhe çdo moment kur qeshi apo bohna sikur po më qeshet që njerëzit me pa që jam shumë e lumtur.

Por a jam?

Ta tregoj rutinën time, në rast se nuk e din.

Çdo ditë zgjohem edhe ju them njerëzve që jam zgjuar.

Shkoj në punë dhe ju tregoj njerëzve që po punoj.

Bi’ me flejtë edhe ju tregoj njerëzve që kam me flejtë.

Edhe ëndërroj për me postu çka kam pa në ëndërr.

Thuajse ja u ndinë atyne.

Çka më ndodhi një ditë…

Ni shoqe më thirri me dalë e masi nuk e kam pa moti, sigurisht që dola me të.

Po veç i përdorëm telefonat, se këta e bëjmë më së miri – kurgjo tjetër.

Uhh… Prit!

Diçka paskemi bo.

Në fakt e kemi bo një foto shumë të mirë, e kemi postu, edhe njerëzit kanë mendu që jemi kënaqë.

Po a jemi kënaqë?

Po vjen Viti i Ri…

Ështa ajo koha kur familjet festojnë të bashkuar…

Po jo, unë nuk e kam këtë në plan…

Kam me transmetu live krejt kohën…

Në Instagram ose Facebook… hala s’kam vendosë.

Njerëzit si unë kanë me ja bo njejtë.

Kështu që kërkush nuk ka me e pa kërkon, se njerëzve nuk ja u ndinë, apo jo?

Njerëzve s’ju bëhet vonë çka boj unë.

Veç i kalojnë storjet e mija se ju shkoj nerva.

Si unë qysh boj me storje t’tyne.

Njerëzve nuk ja u ndinë kur zgjohna, kur urinoj, kur ha, ose kur flej.

Nuk mundemi me qenë shokë nëse nuk më ndjekë në Instagram, je hejter nëse nuk m’i bon like fotot, po nëse ma bon unfollow – u kry.

Po bëhemi shumë miopë.

Në vend se të krijojmë kujtime,

Po krijojmë vetëm storje për rrjete sociale,

Të cilat zhduken për 24 orë e shihen prej qindra njerëzve.

PUNË E MADHE!

Nuk mund të shkojmë kërkund pa bo shumë snepa, snepa, snepa, snepa, snepa.

E mandej kërkojmë privatësi…

Nuk mund të kërkojmë atë që nuk ja kemi leju vetës kurrë, apo jo?

Duhet me i çelë sytë edhe me e jetu të vetmen jetë që e kemi, veç për vete, jo për tjerë.

A pajtoheni me mua?

Mirë, hajde ta bëjmë një selfie.

Kjo poezi u performua nga autorja në Kosovo Slam Poetry Festival, organizuar nga të diplomuarit e programit të studimit YES youth exchange dhe është botuar këtu me leje. Festivali i përvjetshëm synon të jetë hapësirë ku të rinjtë e Kosovës mund t’i shprehin problemet e tyre nëpërmjet vargjeve origjinale.K

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.