
“They are all gone” - Vetmia e padurueshme e atyre që mbesin pas
Një interpretim skenik lidhur me kujtesën dhe jetën e të mbijetuarve të luftës.

Fotografia: Nebojša Babić për Heartefact, shkëputur nga shfaqja “They are all gone”

Fotografia: Nebojša Babić për Heartefact, shkëputur nga shfaqja “They are all gone”
Dhoma e ndenjës shndërrohet në galeri të relikteve të kujtesës, një muze privat i kuruar nga mallëngjimi.

Fotografia: Nebojša Babić për Heartefact, shkëputur nga shfaqja “They are all gone”
Me ardhjen e “mysafirëve” të Sadikës, fëmijëve, nipave dhe mbesave të saj, skena mbushet me ndjesi të çuditshme ngushëllimi e pasigurie. Zërat e fëmijëve dëgjohen vetëm përmes kufjeve që u jepen publikut, duke krijuar një efekt surrealist, me shkëputje zanore që e rrisin paqartësinë: a janë këto prani të vërteta? Apo jemi brenda psikikës së rënduar të Sadikës? Personazhet në skenë sjellin dhurata nga e kaluara, lodra fëmijërie, raporte të vjetra shkollore, fotografi të shpëtuara me ndihmën e teknologjisë. Dhoma e ndenjës shndërrohet në galeri të relikteve të kujtesës, një muze privat i kuruar nga mallëngjimi.
Iluzioni arrin kulmin në një moment pothuajse të hareshëm nga tingujt e zërave të fëmijëve që ishin e nuk ishin aty, për t’u shndrruar më pas në një zbulim tronditës, të kompozuar me shumë kujdes. Sadika nuk është një nënë që pret mysafirë; ajo është një e mbijetuar e masakrës së Srebrenicës, e mbetur e vetme në një rutinë të zymtë përsëritëse. Ajo banon në hapësirën mes jetës dhe vdekjes, duke u përndjekur nga ajo që ka përjetuar. E kaluara e saj i sillet rrotull pafund në mendje, duke ia shndërruar atë në një dhomë torture nga e cila nuk ka shpëtim.
Sadika lahet me ujë të akullt sepse ashtu kanë vdekur fëmijët e saj. Pi ujë të ndotur e me dhe sepse ky veprim e afron atë me të vdekurit.

Dhurata Hoti
Dhurata Hoti është shkrimtare, dramaturge dhe skenariste nga Kosova. Ka shkruar drama, skenarë filmash, tregime të shkurtra dhe tekste të gazetarisë kulturore.