Blogbox

Thirrje për blogs: Hera e parë në aeroplan

Nga - 17.10.2024

Duam të dëgjojmë për udhëtimin tënd të parë në aeroplan. 

Prej janarit të vitit 2024, vizat për në zonën Shengen u hoqën pas shumë vitesh izolimi e procesesh të stërmundimshme të aplikimit për vizë. 

Kur liberalizimi erdhi, erdhën edhe udhëtimet e papenguara nëpër vende, që ndoshta për shumë gjatë na janë dukur tepër të largëta. Erdhën fluturimet për herë të parë, vizitat tek të afërmit, vizitat nëpër shtetet që gjithnjë kemi dashur t’i shohim. 

Si ishte për ty udhëtimi i parë me aeroplan? Çka të la përshtypje? Ku shkove? Pse e zgjodhe pikërisht atë vend? Çka pe në atë vend e çka t’u duk më ndryshe? Si ishte përvoja jote e parë në një shtet të ri, larg rajonit të Ballkanit? A do t’ia rekomandoje dikujt atë vend dhe pse? A kishe ndonjë drojë, pasiguri, sfidë gjatë udhëtimit? 

Na trego për emocionet, sfidat, surprizat dhe gjithçka që përjetove gjatë këtij udhëtimi. Duam të lexojmë çka ke për të thënë. Shkruaj për përvojën tënde dhe ndaje me ne momentet më të veçanta të kësaj aventure.

Na dërgo historinë tënde në 800 deri 1,000 fjalë në [email protected] deri më 31 tetor dhe bëhu pjesë e rrëfimeve që do të frymëzojnë të rinjtë e të rejat e Kosovës për të eksploruar botën. Autorët/et duhet të jenë midis moshës 18 deri në 30-vjeçare. Po ashtu, autorët/et e artikujve që pranohen për botim paguhen për kontributin e tyre. 

 

Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Diversifikimi i zërave në gazetari”. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e Kosovo 2.0 dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Pse kjo klauzolë?