S`fundmi

Thirrje e hapur për aplikime për projekte

Nga - 11.04.2025

Aplikoni tani për t’i kundërshtuar narrativat përçarëse

Kosovo 2.0, së bashku me partnerët e saj në kuadër të Rrjetit të Raportimit të Diversitetit (Reporting Diversity Network — RDN), kanë hapur thirrjen për projekt-propozime që synojnë ta kundërshtojnë gjuhën e urrejtjes dhe ta përmirësojnë përfaqësimin e diversitetit.

Kjo thirrje është hapur si pjesë e RDN, rrjet që është themeluar me qëllimin për të ndikuar në mënyrë efektive në përfaqësimin medial të përkatësisë etnike, fetare dhe gjinore në Ballkanin Perëndimor. RDN synon ta aktivizojë rolin e shoqërisë civile në kundërshtimin e narrativave ndarëse dhe zëvendësimin e tyre me diskurs pozitiv dhe të nevojshëm, që kontribuon në vlerat e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektin për diversitetin shoqëror.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 31 maj. Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze.

Imazhi i ballinës: K2.0.