Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se po e vazhdojmë programin tonë të bursave për gazetari në kuadër të platformës sonë “Journalism Hub” që synon t’i fuqizojë zërat e rinj në fushën e gazetarisë.
Pas tri cikleve të suksesshme në 2018, 2019 e 2020, me artikuj të formateve të ndryshme e me gati 10 çmime prestigjioze për bursistët/et tanë/tona, po e hapim procesin e aplikimit për ciklin e katërt të programit.
Gazetare të reja e gazetarë të rinj dhe ju që sapo keni nisur karrierën suaj si gazetarë/e, nëse keni një temë që lidhet me të drejtat e njeriut që keni dashur ta trajtoni kaherë, por s’keni pasur kohë, mbështetje financiare e mentorim, atëherë programi ynë i bursave është mundësia e duhur për ju.
Bashkë me bursistët/et tonë/a të radhës, duam të trajtojmë çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe të sjellim në pah rrëfimet, historitë e përjetimet që shpesh shpërfillen, zërat që shpesh heshten e sfidat që shpesh nuk trajtohen. Duam që gazetaria e prodhuar përbrenda këtij programi t’u shërbejë atyre që përjashtohen, shtypen e diskriminohen. Duam të sfidojmë normat diskriminuese e narrativat përçarëse, përmes këndvështrimeve e qasjeve të reja –– gjithëpërfshirëse.
Këtë vit, pesë gazetarë/e do të pranojnë mbështetje financiare prej 2,500 eurosh dhe mentorim të vazhdueshëm nga redaktore/ë me përvojë në fushën e të drejtave të njeriut. Po ashtu, bursistët/et do të marrin pjesë në një trajnim të specializuar për mbulimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e njeriut dhe rreth formateve të ndryshme kreative, për t’i sjellur rrëfimet e tyre te publiku.
Kush mund të aplikojë?
Për t’u bërë pjesë e programit tonë busave duhet të jeni:
- gazetar/e i/e ri/e, pavarur, i/e punësuar ose jo;
- qytetar/e i/e Kosovës dhe që jeton në Kosovë;
- gazetar/e i/e grupmoshës 18-35 vjeç;
- gazetar/e me të paktën dy vite përvojë të dëshmuar në gazetari.
Çka presim nga ju?
Bursistet/bursistët duhet të përgatisin një artikull të gjatë gazetaresk (deri në 4,000 fjalë) ose një një video/dokumentar/film të shkurtër (10-20 minuta), apo një ese fotografike me një pikëpamje të të drejtave të njeriut –– nëse keni ide për formate tjera gazetareske, i mirëpresim ato.
Bursistët/et do të punojnë me redaktore/redaktorë të K2.0 për t’i realizuar hulumtimet e tyre. Propozimet që presim t’i pranojmë duhet të trajtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtat e njeriut në Kosovë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në barazi gjinore, të drejtat LGBTQ+, të drejtat e minoriteteve, të drejtat qytetare, të drejtat e punëtorëve, çështjet ambientale. Hulumtimet do të botohen në revistën tonë online.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar në këtë program duhet të plotësoni formularin e aplikimit (në gjuhën shqipe, angleze a serbe) dhe ta dërgoni të plotësuar deri më 23.04.2023, në mesnatë, në <[email protected]> me titull (subject) “Aplikacioni për programin e bursave për gazetari”.
Për më shumë detaje, shikoni udhëzimet për aplikim më poshtë.
Nëse keni pyetje në lidhje me programin, ato mund t’i dërgoni në <[email protected]> me titull: “Pyetje rreth programit të bursave për gazetari” më së largu deri më 17.04.2023.
Secili/a aplikues/e do të njoftohet për vlerësimin e aplikimit.
Te marr bursen 1000 euro
Per te arritur suksesin tim jashte me ambiciet e mia te jem pavaur