Procesi i aplikimit për ciklin e tretë të programit të Bursës për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut, mbështetur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tani është hapur.
Pas përfundimit të suksesshëm të dy cikleve të programit me pesëmbëdhjetë artikuj thelbësor, dy video e dy ese fotografike në fushën e të drejtave të njeriut, tani jemi gati të fillojmë ciklin e tretë të bursës.
K2.0, QKSGJ dhe CEL kemi kënaqësinë t’i ftojmë të aplikojnë gazetarët e rinj, pasi po kërkojmë të ju angazhojmë dhe fuqizojmë në mënyrë që t’u shërbeni interesave të të heshturve, që janë të margjinalizuar, të ndarëve dhe të përjashtuarve nga shoqëria. Përmes gazetarisë, programi synon të sjell këndvështrime dhe pikëpamje që kundërshtojnë normat tradicionale diskriminuese të cilat vendosin grupe të caktuara shoqërore në rrezik, për shkak të rrjedhës së diskursit publik.
Këtë vit, përmes Bursës për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut, 10 gazetarë të rinj aspirues do të mbështeten financiarisht — duke pranuar 2,500 euro — dhe do të mentorohen vazhdimisht nga redaktorë profesionist me ekspertizë në fushën e të drejtave të njeriut.
Pjesëmarrësit pritet të përgatisin një artikull të gjatë gazetaresk (deri në 5,000 fjalë), një video/dokumentar/film të shkurtër (10 deri në 20 minuta) dhe/ose ese fotografike me një pikëpamje të të drejtave të njeriut. Gjatë periudhës gjashtë mujore, fituesit e bursës do të punojnë së afërmi me redaktorë, do të kryejnë hulumtime të gjera rreth temave të zgjedhura, do të identifikojnë palë të interesit, t’i intervistojnë burimet si dhe së fundmi t’i finalizojnë prodhimet e tyre për t’u publikuar në platformën online të magazinës sonë.
Propozimet mund të dërgohen në anglisht, shqip ose serbisht, të cilat do të jenë gjuhët me të cilat do të punohet gjatë programit.
Kush mund të aplikojë?
- Gazetarë të rinj, të pavarur, të punësuar apo të papunësuar;
- Të lindur dhe që jetojnë në Kosovë;
- Të moshës prej 18 deri në 35 vjeç; dhe
- Të kenë së paku një vit përvojë pune në gazetari dhe/apo në komunikim dhe/ose së paku dy vite shkollim në gazetari dhe/ose në komunikim.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar për bursë duhet të plotësoni formularin e aplikimit HRJF të K2.0 dhe ta dërgoni të plotësuar deri më 17.06.2020, në mesnatë, në [email protected] me titull (subject) “HRJ Fellowship Application”.
Për më shumë detaje, shikoni udhëzimet për aplikim më poshtë:
Shkarko udhëzuesin për aplikim.
Shkarko formën e aplikimit të K2.0 HRJF .
Nëse keni pyetje në lidhje me programin, ato mund t’i dërgoni në [email protected], jo më vonë se më 10.06.2020, me titull: “HRJ Fellowship Questions.”K
Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0.