Në K2.0, e dimë se mediet e vogla luajnë rol vendimtar në shërbimin e komuniteteve më të largëta, qoftë në formë fizike apo socio-politike, si dhe në plotësimin e boshllëqeve që mediet kryesore mund t’i lënë. Çdo ditë e më shumë, OJQ-të kontribuojnë në përpjekjet kundër narrativave dominuese përjashtuese apo narrativave të tejthjeshtuara, duke shfrytëzuar mjetet gazetareske për të ofruar informacione rreth problemeve, të drejtave dhe përjetimeve, që shpeshherë anashkalohen. Bashkë, ata/ato janë akterët/et themelorë në mbrojtjen e pluralizmit medial dhe cilësisë së gazetarisë në Kosovë dhe shpeshherë janë në krye të betejës kundër dezinformimit apo thjesht gazetarisë jocilësore.
Megjithatë, e dimë gjithashtu se këto medie më të vogla dhe OJQ shpesh hasin në vështirësi për të pasur qasur në mbështetje financiare ose trajnime, krahasuar me mediet më të mëdha, të cilat mund të mbështeten në madhësinë dhe në pozitën e tyre më të spikatur në peizazhin medial. Për këtë arsye kemi hapur këtë thirrje: nuk duam që madhësia apo kapaciteti organizativ të bëhet pengesë për mediet e vogla dhe OJQ-të e ngjashme, që të vazhdojnë të sjellin inovacion, ta sfidojnë dhe të sjellin llojllojshmëri në mjedisin medial kosovar.
Nëse jeni një medie e vogël, OJQ ose nismë e paregjistruar, që angazhohet në prodhime gazetareske dhe si qëllim ka përmirësimin e përfaqësimit në medie dhe llojllojshmërinë mediale, si dhe kontribuoni në luftimin e dezinformimit, çinformimit dhe keqinformimit në Kosovë, kjo thirrje është për ju.
Shikoni udhëzimet e mëposhtme për të kuptuar nëse i plotësoni kushtet, cilat lloj aktivitetesh i mbështet kjo thirrje dhe për të mësuar më shumë rreth procesit të aplikimit.
Afati i fundit për aplikim është 30 shtator 2024.
Imazhi i ballinës: K2.0.
Dua të konkurojë në këtë grant te hapur