S`fundmi

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIME

Nga - 02.07.2025

Grante të Vogla për Prodhimin e Përmbajtjes Mediatike

Thirrje Publike për Aplikime për Grante të Vogla për Prodhimin e Përmbajtjes Mediatike

Numri i Thirrjes Publike: SMS KS MCP 01/2025

Projekti SMS Facility – Mbështetje për Mediat e Vogla në Ballkanin Perëndimor shpall Thirrjen Publike për Aplikime për Grante të Vogla për Prodhimin e Përmbajtjes Mediatike për aplikantë nga Kosova.

Projekti SMS Facility – Mbështetje për Mediat e Vogla në Ballkanin Perëndimor po zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga gjashtë organizata të shoqërisë civile dhe organizata për mbështetjen e mediave – anëtare apo partnere të rrjetit ndërkombëtar të drejtuar nga organizata kryesore implementuese dhe koordinuese të aktiviteteve ndërkombëtare dhe drejtuese CPCD (BiH) si aplikanti kryesor (1), Thomson Media GmbH (Gjermani), Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) nga Shqipëria, Kosovo 2.0 (Kosovë), Center for Civic Initiative (CCI nga Mali i Zi), dhe Foundation Media&Democracy (Maqedonia e Veriut) dhe po zbatohet në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.

Projekti SMS Facility – Mbështetje për Mediat e Vogla në Ballkanin Perëndimor synon të përmirësojë linjën e medias, kapacitetin organizativ dhe qëndrueshmërinë institucionale të mediave të vogla në të gjithë rajonin. Objektivi i kësaj thirrjeje është të ofrojë mbështetje financiare të dedikuar për mediat e vogla dhe lokale në të gjithë Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi) me qëllim rritjen e cilësisë, profesionalizmit dhe ndikimit të përmbajtjes së tyre mediatike.

Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të hollësishme dhe formularët e kërkuar për aplikimin:

  • Shtojca 1 – Udhëzime për SMS KS MCP 01/2025

  • Shtojca 2 – Formulari i projekt propozimit SMS KS MCP 01/2025

  • Shtojca 3 – Buxheti SMS KS MCP 01/2025

Dokumentacioni i plotë, përfshirë udhëzimet e hollësishme për aplikantët dhe formularët e aplikimit, gjendet në këtë vegëz.