Në thelb | Ekonomia

T’i mbijetosh pandemisë me mjete të pakta

Nga - 31.12.2020

Ndikimi ekonomik i COVID-19.

Pandemia COVID-19 ka lëkundur tërë botën pasi ka ndikuar jo vetëm shëndetin e njerëzve, por ka tronditur ekonomi të tëra kombëtare prej kontinentit në kontinent. Shumë qeveri janë detyruar të marrin masa radikale për ta ndalur përhapjen e hovshme të virusit, prej ngujimeve të rënda në pranverë deri te masat më të lehtësuara — shumë prej të cilave janë ende në fuqi. Por masat shtrënguese shpeshherë u kanë kushtuar bizneseve, punëtorëve dhe ekonomive të tëra.

Qeveria e Kosovës po ashtu është dashur të marrë masa për ta frenuar përhapjen e virusit, i cili tashmë rrezikon mbingarkimin e spitaleve anekënd vendit. Pas më shumë se dy muajsh ngujimi të rreptë mes marsit dhe majit 2020, kur punonin kryesisht vetëm bizneset “esenciale”, shumë qytetarë kanë pësuar shpartallim të buxheteve familjare.

Edhe me lehtësimin e masave gjatë verës dhe me ardhjen e mërgimtarëve — të cilët përherë kanë qenë shkëndija shprese për bizneset lokale — prapëseprapë qytetarët kanë pasur vështirësi për t’u përballur me pasojat ekonomike të ngujimeve.

Në këtë video, K2.0 flet me Lena M. Latifin, një biznesmene që i është dashur ta braktisë biznesin që kishte nisur disa muaj para fillimit të pandemisë. Po ashtu flasim me Armend Shalën nga Kryqi i Kuq i Kosovës për rritjen shqetësuese të kërkesave nga familjet në nevojë, të cilat u janë drejtuar atyre për produkte themelore për herë të parë. Për të na prirë nëpër shifrat dhe ndikimin shoqëror të pandemisë, po ashtu flasim me hulumtuesin dhe analistin politik nga Instituti GAP Agron Demi.

Realizuar nga:

Shkrimi: Cristina Marí.
Redaktimi: Besa Luci.
Dizajni dhe animacioni: Dina Hajrullahu.
Redaktimi zanor: Studio 11.
Redaktimi videografik: Matthieu Jouffre.

 

 

 

 

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit ‘’Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetarë’’, që financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e kësaj video është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet pikëpamjet e Bashkimit Europian.