Të gjithë kemi dëgjuar se çmimet po rriten. Shenjat e rritjes së çmimeve i shohim sa herë që shkojmë në dyqan. Një shportë me gjëra ushqimore që në janar të vitit 2021 na kushtonte rreth 50 euro, pas një viti na kushton afër 60 euro. Në videon tonë të animuar mund ta shihni se çfarë ndikimi mund të ketë kjo në zgjedhjet ushqimore javore të një familjeje mesatare.
Kjo video është prodhuar me mbështetjen financiare të “Balkan Trust for Democracy”, projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Opinionet e shprehura në këtë video nuk paraqesin domosdoshmërisht ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Balkan Trust for Democracy, Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, apo partnerëve.