Nëpërkëmbja për dhunën që ndodhi në Charlottesville të Virginias, të shtunden e 12 gushtit, është e dukshme dhe e qartë. Pamjet shokuese të nacionalistëve të bardhë me pishtar në dorë dhe të kaosit masiv në tubimin e nacionalistëve të bardhë nxitën kritika përçmuese kundër Shtëpisë së Bardhë, meqë Donald Trump nuk e shfrytëzoi mundësinë e parë që e kishte kur bisedoi me shtypin për ta dënuar menjëherë dhunën që u ushtrua nga persona që e identifikojnë vetën si neo-nazistë, si dhe anëtarë të milicëve të armatosura.
Megjithatë, kur e çesim në kontekstin e historisë, retorikës nacionaliste dhe kompanisë së Donald Trump (e cila e ka bazën në Uashington) ndjenja e habisë për këtë dështim politik shuhet shpejtë. Ndonëse ky tubim dhe dhuna që pasoi janë shqetësuese për njerëz të ndërgjegjshëm, nuk duhet ta injorojmë faktin që ky lloj i racizmit të hapur është i rrënjosur në shoqërinë amerikane dhe nuk përfaqëson një fenomen të ri.
Përveç nëse mund të formohet një kundërlëvizje morale jashtë ndarjes politike majtë-djathtë, elementet e errëta që e kanë përqafuar nazizmin dhe nevojën për një shtet etnikisht të bardhë veç sa do të forcohen më shumë sa i përket aftësisë së tyre për të mbledhur njerëz e amplifikuar mesazhet e tyre helmuese.
Dënimi i sjelljeve të tmerrshme e jonjerëzore të nazistëve është i pranuar poaq universalisht sa nocioni i gravitetit.
Kur Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së, grupe të vogla të së majtës e së djathtës janë paraqitur në mënyra të pashembullta, sepse kanë marrë guxim prej hapësirës së krijuar si rezultat i tendosjes nacionaliste që po e infekton Shtëpinë e Bardhë. Më i dalluar është shembulli i reagimeve të grupeve të krahut të djathtë të cilat kanë dalur publikisht me qëndrimin e tyre, duke promovuar pikëpamje nacionaliste dhe ksenofobike.
Kjo ndodhi kryesisht për shkak të ndryshimeve shumë të vërteta në konturet e binarit politik majtë-djathtë. Elemente të rëndësishme të së majtës ekstreme i kanë përvetësuar politikat e identitetit si mekanizëm për të arritur drejtësi sociale, duke flirtuar me postmodernizmin e duke e shtyer korrektësinë politike deri në ekstrem. Shumë pjesë të së djathtës ekstreme janë duke reaguar ndaj kësaj tendence duke përvetësuar ideale që në mënyrë objektive janë fashiste, dhe duke ju përkushtuar ede më shumë nocionit të ‘nevojës’ për ta mposhtur multikulturalizmin për hir të civilizimit përendimor, që në thelb është sulm i maskuar dobët kundër islamit.
Si rezultat, gati asnjë javë nuk kalon pa ndonjë përleshje në mes të personave që e identifikojnë vetën si nacionalistë të bardhë dhe anëtarëve të Antifa (anti-fashist). Që të dy grupet nuk mund të jenë më të kundërta me njëra – tjetrën, sa i përket ideologjisë. Por ka ndodhur një ndryshim i çuditshëm i roleve ideologjike: të ashtuquajturit ‘e Djathta Alternative’ (larg prej të qenit grup njëbllokësh) tash po e shohin vetën si zhvilluesit e vërtetë të atyre që ishin tradicionalisht sfera progresive – kryesisht po i përvetësojnë vlerat e Iluminizmit si liria e fjalës, racionaliteti dhe kërkimet shkencore.
Pikëpamja popullore e së majtës ekstreme i kundërshton vlerat e tilla në favor të një pikëpamjeje konstruktiviste sociale që i hedh poshtë parimet e tilla duke i shpallur të gjitha si subjektive. Ky ri-orientim ka lënë hapësirë për paraqitje të disa karakterëve me të vërtetë të shëmtuar, e neo-nazistët e kryesojnë atë listë.
Shumë rrallë ka ndodh në histori që një individ i zakonshëm të gjejë konsensus absolut me miqtë e kolegët e tij apo saj – por kam guximin të them që dënimi i sjelljeve të tmerrshme e jonjerëzore të nazistëve është i pranuar po aq universalisht sa nocioni i gravitetit.
E kjo pra e bënë reagimin e Trump me të vërtetë shokues, me gjithë cektësinë absolute dhe mungesën e ndjeshmërisë. Fillimisht Trump zgjodhi që t’i shmanget gjithë kësaj çështjeje duke e dënuar dhunën “e të dy palëve” dhe duke iu shmangur ndjesisë së përgjegjësisë morale. E parëndësishme është që të përmendet se dhuna mund të vijë, dhe erdhi edhe prej palës tjetër – anëtarët e Antifa në të kaluarën në mënyrë hipokrite kanë përdorur sjellje që në dukje ishin fashiste (gjegjësisht, duke përdorur dhunë) për t’i shtypur pikëpamjet e kundërta. Por barasvlerësimi i tyre sa i përket fajësisë së përgjithshme për dhunën e së shtunës ishte i jashtëzakonshëm në kuptimin më të keq të mundshëm.
Nëpërkëmbja që rezultoi, përfshirë edhe prej anëtarëve të lartë të partisë së tij Republikane, e detyroi administratën që të japin një deklaratë më direkte për dhunën specifike që u ushtrua nga supremacistët, por deri në atë pikë veç se ishte shkaktuar dëmi. Pranimi i vonshëm i fajësisë nga ana e Trump me gjasë nuk do të bëjë shumë mirë. Nacionalistët e bardhë u ndjenë mirë për faktin që burri i tyre në DC nuk i dënoi ata menjëherë, dhe me gjasë do ta interpretojnë këtë ndryshim të mendimit thjeshtë si rezultat i presionit moralizues publik.
Ndryshimi i fundit i deklaratës së Trump gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp të martën veç sa e konfirmon faktin që atij deri diku i vie keq për protestuesit e krahut të djathtë, dhe kështu po mundohet që t’i shfajësojë ata. Ajo që e pamë ishte hiç më pak se mbrojtje e supremacistëve të bardhë dhe atyre që janë të lidhur me lëvizje neo-naziste nga figura më e fuqishme politike në botë.
Duhet të argumentojmë me faktin që simbolet dhe himnet naziste për konferedaci janë shumë të dukshme në mediat tona të mëdha, dhe që jemi duke diskutuar nocione të kundërshtimit të supremacisë apo epërsisë së personave të bardhë tetë vjet pasi ky komb e zgjodhi për herë të parë si president një preson të zi.
Krimineli i akuzuar për sulmin me veturë në Charlottesville, James Alex Fields Jr, nuk e patiproblem që të identifikohet publikisht si etno-nacionalist i bardhë, dhe shumë miq e mësues të dikurshëm të tij folën për pasionin e tij për nazizëm, si pjesë integrale e identitetit të tij në shkollë të mesme. Në fund ai u detyrua që të veprojë sipas tendencave të qenësishme e të dhunshme që i ka nazizmi. Nuk është vështirë që të përcaktohet kufiri në mes të legjitimimit të dhunës nga ana e Trump – shihni fushatën e tij zgjedhore – dhe racionalizimit të Fields që dhuna duhet të përdoret për t’i shtypur njerëzit që protestojnë kundër racizmit.
Edhe këtu reagimi i degës ekzekutive u prit me reagime intensive meqë u vonuan shumë që ta etiketojnë këtë sulm si “terrorizëm vendor”, siç edhe është, me interpretimin më të thjeshtë. Shumë po thonë, siç ndodh shpesh në raste kur veprime të tilla kryhen prej personave të bardhë, se nuk do të kishte ngurrim të tillë po të ishte i dyshuari person që e identifikon vetën si xhihadist.
Ka meritë për këtë pretendim, veçanërisht kur e vëmë në kontrast me islamofobinë ekstreme që e kanë disa anëtarë të caktuar të administratës – gjegjësisht këshilltarët Steve Bannon dhe Sebastian Gorka. Qëndrimi i tyre – pikëpamje e stilit “Clash of Civilizations” (Përplasje në mes të civilizimeve) për vlerat përendimore dhe islamin – e ka nxitur fokusin për luftimin e ekstremizmit islamik, duke e çuar aq larg sa që e kanë konsideruar ndryshimin e përpjekjeve të Kundërshtimit të Ekstremizmit të Dhunshëm për t’u fokusuar vetëm në rrezikun e paraqitur prej xhihadistëve, e për t’i lënë anash lëvizjet totalitare, nacionaliste dhe supremaciste.
Të kujtojmë se në vitin 2009, Departamenti i Sigurisë së Atdheut e publikoi një raport për rreziqet e terrorizmit vendor të krahut të djathtë, duke deklaruar “supremacistët e bardhë që veprojnë si individë të vetëm janë rreziku më i madh sa i përket terrorizmit vendor për shkak të profilit të ulët dhe autonomisë së tyre”. Edhe pse ky raport u kritikua shumë nga konservatorët në atë kohë për shkak të reduktimit të madhësisë së rrezikut të paraqitur nga terroristët islamik, tash më është dëshmuar si shkrim parashikues, meqë veprimet terroriste të së djathtës ekstreme kanë ndodhur shumë më shumë se ato që janë frymëzuar prej xhihadizmit, që prej vitit 2001.
Ky ndikim i ekstremizmit të së djathtës ekstreme ka ekzistuar për shumë dekada – e prandaj është e rëndësishme që të mos e shohim Charlottesville si ngjarje unike – por fytyra publike e këtij ekstremizmi, që po shfaqet gjithnjë e më shumë, është me gjasë aspekti më shqetësues i këtyre ngjarjeve. Duhet të argumentojmë me faktin që simbolet dhe himnet naziste për konfederaci janë shumë të dukshme në mediat tona të mëdha, dhe që jemi duke diskutuar nocione të kundërshtimit të supremacisë së personave të bardhë tetë vjet pasi ky komb e zgjodhi për herë të parë si president një preson të zi.
Kjo teknikë “heshtje e përcjellur me tërheqje” e administratës po e çon falimentimin politik dhe moral në një nivel të ri.
Sa mirë do të kishte qenë sikur pamjet e flamujve të Konfederatës apo shiritëve me simbole naziste të ishin më shumë paraqitje e injorancës historike se sa përvetësim i plotë i autoritarizmit apo supremacisë së pastër, por kjo gjeneratë e re e fashistëve si duket është shumë e edukuar, me gjithë urrejtjen ekstreme që e kanë. Siç tha njëri prej planifikuesve të tubimit të së djathtës ekstreme: “Kjo është lëvizja jonë [e së djathtës ekstreme] e viteve të 60-a”.
Këta organizatorë janë duke e edukuar vetën me taktika majtiste/popullore të mobilizimit, dhe me mbështetje qoftë direkte apo indirekte të Shtëpisë së Bardhë, po dalin në qendër të vëmendjes pa u frikësuar për padi. Në fund të fundit, një figurë si ish-lideri i KKK, David Duke, është paraqitur përsëri në këtë frymë në një mënyrë që para disa viteve do të kishte qenë e papërfytyrueshme.
Sigurisht se ka edhe diskutime më të gjëra të cilat duhet të mbahen – për natyrën e vet racizmit, dhe mënyrën se si vazhdon nëpër gjenerata. Kemi shumë nevojë që t’i diskutojmë meritat e rrëzimit të statujave që i paraqesin aspektet e pafavorshme të historisë, sepse kjo mund të parandalojë ndonjë konfrontim të saktë me të kaluarën – që të mësojmë prej saj, ushtrim që është tepër i nevojshëm në klimën aktuale.
Fatkeqësisht, nuk duhet të besojmë që nuk do të përjetojmë veprime të ngjashme të dhunës përçmuese. Qoftë e drejtë apo e gabuar, shumë njerëz kthehen kah presidenca e SHBA-së sepse e shohin si barometër moral, apo fuqi që i mbështetë të shtypurit dhe e ngrit zërin kundër formave të hapura e të paturp të ligësisë. Fatkeqësisht, ky faktor po mungon, dhe kjo teknikë “heshtje e përcjellur me tërheqje” e administratës po e çon falimentimin politik dhe moral në një nivel të ri.
As që ka shumë debat këtu. Përballë brutalitetit të neo-nazistëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara – shteti që luajti rol kyç gjatë mposhtjes së nazizmit – me qëllim krijoi probleme tepër të mëdha për vetën dhe kombin të cilin ai e ka për detyrë ta udhëheqë. Shërimi i ndarjes sociale që e ka kapluar Charlottesville tani po duket si proces që do të kërkojë shumë kohë. Shfajësimi i thënë nga presidenti jonë e ka mbuluar vendin me turp dhe tronditje.
Nëse ka shpresë për ta rregulluar këtë situatë plot pikëllim, duhet të përballemi me vetën në mënyrë radikale, për të përcaktuar se në çfarë shoqërie duam të jetojmë, e çfarë shoqërie duam ta lëmë për gjeneratat e së ardhmës. Ky shikim në pasqyrë është detyrë madhështore, por nëse dështojmë, do të detyrohemi që të dorëzohemi e të jetojmë me thellësitë më të shëmtuara të shoqërisë amerikane.