Blogbox | Dhunë Seksuale

Unë, motra, kunata, çikat e tezës, hallës…

Nga - 11.09.2020

Unë dua të dëgjohem — Episodi 10.

Rreth 17 gra ishin mbledhur nga një grup paramilitarësh serbë në një qytet të Kosovës. Sipas dëshmitares, ata i kishin mbledhur gratë më të bukura të secilës lagje. 

I kishin dërguar në një shkollë të një fshati afër qytetit. Aty, sipas dëshmitares, dhjetëra gra janë mbajtur me ditë të tëra. Kanë përjetuar dhunë seksuale, dhunë fizike dhe çkamos tjetër.

                                        Fund.

Aktore: Edona Reshitaj

Kompozitor: Memli Kelmendi

Dramaturg: Visar Krusha

Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

“Unë Dua të Dëgjohem” është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.