S`fundmi | Art

Vargje kundër shtypjes

Nga - 03.12.2018

K2.0 ju fton në një natë poezie ‘open mic’ për të përmbyllur ekspozitën “Handle With Care”.

Të martën, më 4 dhjetor ora 18:00, në hapësirën e re të K2.0, do të organizohet një natë poezie e hapur për publikun ‘open mic’ për t’i mbyllur perdet e ekspozitës “Handle With Care”.

Pas disa poezive hyrëse që eksplorojnë tema të barazisë gjinore, shtypjes dhe trafikimit me qenie njerëzore të lexuara nga gratë aktiviste dhe poetet Sibel Halimi dhe Elona Culiq, skena do të jetë e juaja.

Viteve të fundit, arti ka qenë i heshtur në trajtimin e çështjeve sociale në Kosovë, një trend të cilin duam ta sfidojmë përmes kësaj nate. Thyerja e heshtjes për këto çështje, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore, përmes artit e veçanërisht përmes vargjeve, është diçka që duam ta inkurajojmë.

Bashkohuni me ne në orën 18:00, për të dëgjuar, lexuar e për të ndarë krijmtarinë tuaj.K