Në thelb | Dialogu

VIDEO: Dialogu i ‘de-normalizimit’ Kosovë-Serbi

Nga - 28.09.2018

K2.0 analizon shfaqjen më të nxehtë politike.

Kosova dhe Serbia nisën procesin e dialogut formal të ndërmjetësuar nga BE në vitin 2011, me synimin që të arrijnë marëdhënie të mira fqinjësore. Për më tepër, ky ishte gjithashtu kusht i BE-së për integrimin e të dy vendeve në familjen evropiane.

Por, ajo që nisi si bisedime për normalizimin dhe integrimin e komuniteteve të të dy vendeve përtej linjave etnike, tani është shndërruar në bisedime për shkëmbim të territoreve, thelbësisht përgjatë linjave etnike – pra një kthim në fazën zero.

Gjatë këtyre shtatë viteve, liderët e të dy vendeve kanë nënshkruar 20 marrëveshje specifike për çështje teknike dhe politike. Në këto marrëveshje janë përfshirë njohja e diplomave universitare dhe e targave të veturave, marrëveshjet rreth energjisë dhe drejtësisë, e madje edhe ndërtimi i vendkalimeve të përhershme kufitare. Dy vendet e nënshkruan edhe një marrëveshje mbi çështjen kontraverse për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Disa ngjarje shqetësuese në të dy anët e kufirit, shpeshherë të sponsoruara nga liderët më të shquar të dialogut, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandar Vučić i Serbisë, në shumë raste i kanë kontradiktuar dhe  dëmtuar marrëveshjet që u nënshkruan dhe u debatuan në Bruksel.

Përkundër qëllimeve të deklaruara si të mira dhe ndërmjetësimit të BE-së, zbatimi i marrëveshjeve të tilla është larg të qenit i dëshirueshëm. Qytetarët e kanë manifestuar pakënaqësinë dhe mosbesimin e tyre ndaj një procesi të tillë dialogues, për shkak se nuk kanë parë ndikime të mëdha në jetët e tyre.

Pra, K2.0 shtron pyetjen: A po kontribuon ky dialog në ‘normalizimin’ apo ‘de-normalizimin’ e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Hulumtues: Fitim Salihu

Redaktoret të tekstit: Cristina Marí, Besa Luci

Redaktori i gjuhës: Leurina Mehmeti

Narratore: Aulonë Kadriu

Dizajni dhe animacioni: Kokrra

Muzika: Liburn Jupolli

Zërimi: Studio 11 Prishtinë

Edituar nga Matthieu Jouffre

Kthehu prapa tek Monografia