S`fundmi | Volume Up

Volume UP: Fotis Filippou për zhvillimin e fushatave të suksesshme të avokimit

Nga - 11.12.2018

K2.0 sjell në Prishtinë Drejtorin e Fushatave për Evropë të Amnesty International për një bisedë publike më 17 dhjetor dhe një Masterklasë më 18 dhjetor.

Fotis Filippou është Zëvendës Drejtor Rajonal dhe Drejtor i Fushatave për Evropë në Amnesty International, përgjegjës për udhëheqjen e fushatave të organizatës në rajon. Gjatë 12 viteve të fundit, ai ka menaxhuar fushata që kanë mobilizuar njerëz rreth botës për të ndërmarrë veprime që kanë çuar deri te ndryshimet në politika, si dhe në jetët e njerëzve.

Filippou ka drejtuar fushata për shumë çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, përfshirë këtu lirinë e shprehjes dhe të drejtën për protestë paqësore, mbrojtjen e mbrojtësve të të drejtave të njeriut, të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve, personat LGBTIQ dhe minoritetet si komuniteti rom. Ai ka trajnuar qindra aktivistë për përdorimin e metodave bashkëpunuese për planifikim efektiv të fushatave që përforcohen nga populli.

Në Kosovë, nevoja për ndryshim social është mjaft urgjente dhe teknologjia e shekullit 21 ka sjellë mjete të reja për përhapjen e mesazhit. Avokuesit për të drejtat e njeriut dhe ithtarët për ndryshime sociale po punojnë për t’iu përshtatur këtij procesi evolues të aktivizmit kreativ global, por ka sfida dhe probleme që ndërthuren në procesin e fuqizimit dhe mobilizimit masiv efektiv.

Më 17 dhjetor në ora 18:00 në hapësirën e re të K2.0, Fotis Filippou do të flasë për atë se si aktivistët e të drejtave të njeriut mund t’i përdorin teknikat e komunikimit masiv dhe fuqinë e mediave për ta mobilizuar popullin në kërkimet e tyre për drejtësi dhe ndryshime pozitive.

*Do të ketë përkthim në anglisht/shqip.

[Masterklasë] Fushatat Kreative të Avokimit

Të nesërmen, e martë 18 dhjetor, Fotis Filippou do ta mbajë një masterklasë për fushata kreative të avokimit. Masterklasa do t’i mbulojë teknikat dhe strategjitë për fushata efektive dhe mobilizim masiv. Pjesëmarrësit do të:

– Mësojnë për themelet e fushatave efektive të përforcuara nga populli

– Eksplorojnë teknika të tregimit dhe atë se si ndërtohen rrëfenjat interesante që i lidhin zemrat dhe mendjet e njerëzve me thirrje për veprim

– Eksplorojnë shembuj real të fushatave kreative të avokimit

– Aplikojnë mësime kyçe nëpërmjet ushtrimeve praktike

Trajnimi do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe do të mbahet në hapësirën e re të K2.0. Ju lusim të na dërgoni email në info@ktwopointzero.com me subjektin “Volume UP” për t’u regjistruar (pa pagesë) si pjesëmarrës. Afati i fundit për regjistrim është të hënën më 17 dhjetor në ora 12:00.

Për shkak se vendet në trajnim janë të kufizuara dhe do të rezervohen për 20 personat e parë që regjistrohen me email, ju lutem që nëse regjistroheni të na bashkoheni për këtë mundësi unike!K

*Do të ketë përkthim në anglisht/shqip.

Volume UP është program i K2.0 i fokusuar në eksplorimin e modeleve të gazetarisë dhe qasjeve të komunikimit që i ndryshojnë perceptimet tona të realitetit dhe kolektivitetit në jetën tonë të përditshme, përtej ciklit të lajmeve 24/7.

Ky edicion i Volume UP mbështetet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë.