-
Time:
5:30 pm
Place:
Hub 2.0
Date:
30/01/2020
Volume UP: Lara Whyte rreth tregimit të storieve të nënraportuara
-
Rreth këtij volume up
-
Lara Whyte nuk ka frikë të tregojë storie të vështira.
Fituesja e çmimeve si gazetare dhe producente e dokumentarëve ka biseduar me nazistë, luftëtare kurde të lirisë dhe viktima jazidi të përdhunuara nga pjesëtarë të ISIS-it. Ajo gjithashtu ka raportuar për dhunën sektare në vendin e saj, Irlandën Veriore.
Tani me vendqëndrim në Londër, ajo arrin të sjellë në mediat qëndrore storie shqetësuese të cilat ndonjëherë nuk duam t’i dëgjojmë — si gratë e ekstremit të djathtë në Evropën Lindore dhe lufta në Afrikën Perëndimore. Sapo është botuar libri i saj për Joanna Palanin, ushtaren danezo-kurde që luftoi kundër ISIS-it.
Ajo jo vetëm që duhet të mendojë për sigurinë dhe mirëqenien e saj kur i tregon këto narrativa të vështira, por gjithmonë duhet të mendojë edhe si t’i mbrojë burimet e saj (që shpesh janë tepër të cenueshme). Kur punon me të mbijetuarit e luftërave, mizorive dhe përdhunimeve, vazhdimisht duhet t’i zvogëlosh rreziqet.
Tani Whyte — e cila ka punuar për The Guardian, ITV dhe Open Democracy — po i sjell këto përvoja në Kosovë në edicionin tonë të ardhshëm të Volume Up. Ejani ta dëgjoni pikëpamjen e saj unike në tregimin e storieve të nënraportuara në shoqëritë pas konflikteve si dhe sjelljen e zërave të pakicave në mediat qëndrore.
Bashkohuni për bisedën me Lara Whyte, më 30 janar 2020, prej orës 17:30, në Hub 2.0. Si dhe regjistrohuni këtu për masterklasën që do ta mbajë të nesërmen më 31 janar, prej orës 10:30 deri në ora 14:00, në Hub 2.0.
Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
-
Bisedë me folësin/en
-
Rreth folësit/es
-
Shikojeni këtë edicion tani
-
-
Fotografi nga ngjarja
-
Regjistrohuni në masterklasën e këtij Volume Up
-
-
Time:
5:30 pm
Place:
Hub 2.0
Date:
30/01/2020