Volume Up me Ismail Einashe: Çfarë thonë mediat për migrantët?

  • Regjistrohuni në masterklasën e këtij Volume Up
  • Rreth këtij volume up
  • Në vitin 2015, bota dëshmoi migrimin më të madh të kohërave moderne në brigjet e Evropës. Kërkimi i një jete të re u bë i domosdoshëm për njerëzit që vuanin prej konfliktit në Siri, dhunës së vazhdueshme në Afganistan e Irak, abuzimit në Eritre, varfërisë në Kosovë e Shqipëri, ndër të tjera.  

    Teksa 2020 shënon pesë vjet që prej pikut të “krizës” së 2015-ës, do të thellohemi në perspektivat se si i raporton dhe portretizon media migrantët. Në bisedën tonë publike e më pas në një masterklasë do të na bashkohet Ismail Einashe, i cili punon si gazetar në “Lost in Europe,” një projekt që hulumton zhdukjen e fëmijëve migrantë në Evropë. Ai po ashtu ka bashkëredaktuar librin “Lost in Media: Migrant Perspectives and the Public Sphere” (Të humbur në Media: Perspektivat e migrantëve dhe sfera publike), një përmbledhje e eseve rreth përfaqësimit të migrantëve dhe refugjatëve në mediat evropiane. Mes tjerash ka kontribuar edhe për BBC News, The Guardian dhe The Sunday Times.

    Ju ftojmë të na bashkoheni në bisedën ku do të flasim se si përfaqësohen migrantët në media: Përse perspektivat e migrantëve përjashtohen nga mediat? Kush e ka në dorë të tregojë storiet e migrantëve? Përse mediat i portretizojnë migrantët ose si viktima, ose si kërcënim?  

    Meqenëse pas bisedës do të zhvillohet masterklasa, ju lutem sigurohuni të regjistroheni më herët për masterklasë, ku Ismaili do të ndajë përvojën e tij si gazetar që ka mbuluar migrimin për një kohë të gjatë.  

    Biseda do të zhvillohet më 30 qershor nga ora 14:00 deri në orën 15:00, ndërsa masterklasa do të mbahet nga ora 15:30 deri në 18:00. Ju lutem regjistrohuni për ta ndjekur masterklasën përmes kësaj vegëze.

    Biseda do të mbahet në Zoom (me transmetim live në Facebook), ndërsa masterklasa do të zhvillohet po ashtu në Zoom, por vetëm me pjesëmarrësit/et e regjistruar/a. Do të ketë përkthim në gjuhën angleze dhe serbe përmes grupeve në Viber, prandaj nëse ju duhet përkthim, ju lutem na shkruani që t’ju regjistrojmë në grupet përkatëse në Viber.

    Kjo ngjarje realizohet përmes mbështetjes së Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Prishtinë. 

  • Bisedë me folësin/en
  • Volume Up

    Nga - 23.06.2020
  • Rreth folësit/es
  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Fotografi nga ngjarja
  • Regjistrohuni në masterklasën e këtij Volume Up
  • Time:

    2:00 pm

    Place:

    Kosovo 2.0 Facebook Live

    Date:

    30/06/2020