Volume UP: Robert Heinecke për luftën kundër ndotjes së ajrit

  • Rreth këtij volume up
  • Për edicionin e radhës të Volume UP, K2.0 po e sjell në Prishtinë ndërmarrësin e “Forbes 30 Under 30 Europe”, mendimtarin futurist dhe ekspertin e qyteteve të mençura, Robert Heinecke, për të folur për luftën kundër ndotjes së ajrit.

    Në vitet e fundit, Prishtina është karakterizuar nga problemi i përditshëm i ndotjes së ajrit, dhe jo vetëm gjatë dimrit. Prej gjithë Prishtinës shihet termocentrali i thëngjillit në Obiliq që nxjerr ndotës në ajër dhe për një kohë të gjatë janë përgatitur plane për ta ndërtuar një tjetër, i cili ironikisht do ta mbante emrin ‘Kosova e re’.

    Në shkallën evropiane, vlerësohet që ndotja e ajrit kushton rreth 1.6 trilion euro në vit për shkak të sëmundjeve dhe vdekjeve.

    Heinecke thotë se pavarësisht situatës së rëndë dhe kualitetit të tmerrshëm të ajrit, prapëseprapë nuk kemi shumë ide se çfarë ndotës janë në ajrin që marrim frymë çdo ditë, për shkak se matjet nuk janë mjaft të sakta dhe thjesht nuk mjaftojnë që problemi të kuptohet nga popullata e përgjithshme.

    Heinecke, i cili ende nuk i ka mbushur 30 vjet, është kryeshef ekzekutiv i Breeze Technologies, një kompani që prodhon senzorë të shkallës së vogël që masin ndotësit individualë – si karboni, azoti dhe oksidet – në ajrin tonë. Kompania e tij gjithashtu po punon me një portal të qytetarëve që ka të dhëna shumë më gjithëpërfshirëse dhe të lokalizuara për kualitetin e ajrit se të dhënat që kanë qenë në dispozicion deri tani, me synim për t’i mundësuar ndërhyrjet lokale dhe të bazuara në të dhëna.

    E themeluar në vitin 2015, Breeze Technologies veç se është bërë lider i industrisë gjermane dhe në vitin 2018 është zgjedhur si një nga biznezet e reja më premtuese të BE-së.

    Në këtë edicion të Volume UP, Heinecke do ta adresojë rëndësinë e çështjeve të ndotjes së ajrit dhe do të flasë për atë se çfarë mund të bëjmë për ta luftuar këtë problem.

    Hajdeni për këtë bisedë publike më 9 shtator, 2019, prej orës 18:00 në Hub 2.0.

    Gjithashtu mund të regjistroheni për masterklasën e tij që do të mbahet më 10 shtator 2019 (prej 10:00 deri në 14:00) në Hub 2.0, në të cilën ai do të diskutojë për mënyra më të thella në të cilat qytetarët mund të përfshihen për ta përmirësuar kualitetin e ajrit urban.K

    Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

  • Bisedë me folësin/en
  • Volume Up

    Nga - 01.09.2019
  • Rreth folësit/es
  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Fotografi nga ngjarja
  • Regjistrohuni në masterklasën e këtij Volume Up
    • Time:

      6:00 pm

      Place:

      Hub 2.0

      Date:

      09/09/2019