S`fundmi | Protesta

Video: Vala e protestave

Nga - 14.09.2018

Qytetarët kosovarë kërkojnë veprim.

 

Muajin e kaluar, iniciativa e qytetarëve Protestoj u kthye në rrugë.

E formuar në verën e vitit 2016 si një grup i qytetarëve të pavarur që protestonin kundër korrupsionit, kthimi i tyre u rindez pasi prokurori Elez Blakaj raportoi ndërhyrje politike në punën e tij; ai kishte qenë duke hetuar korrupsionin e zbuluar ‘Pronto’ të vitit 2016, si dhe manipulimin e listës zyrtare të veteranëve të luftës. Deri vonë, u mbajtën protesta javore me dy kërkesa kryesore: dorëheqja e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe veting të plotë të personave në sistemin e drejtësisë.

Por, kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme për të cilën qytetarët e Kosovës kanë ngritur zërin kohëve të fundit. Gjatë muajit të kaluar gjithashtu janë mbajtur një sërë protestash kundër paaftësisë së sistemit të drejtësisë dhe qeverisë për të luftuar dhunën kundër grave. Protestat nën emërtimin #BollMo janë organizuar në disa qytete anembanë Kosovës në baza javore, duke kërkuar mekanizma mbrojtës efektiv nga policia dhe gjyqësori.

Protestat dhe grevat që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të punës janë zhvilluar gjithashtu në sektorë të tjerë, në një kohë të tensioneve politike, derisa qeveria, presidenca dhe opozita po luftojnë për kontrollin mbi dialogun me Serbinë.

Ndërsa qytetarët kërkojnë veprim nga përfaqësuesit e tyre, a janë institucionet dhe opozita të gatshëm të dëgjojnë? K

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.