A jeni të pasionuar për media të pavarur dhe të kualitetit të lartë? A jeni specialist/e të video produksionit dhe post-produksionit?
Jemi duke kërkuar një Video Asistent/e që do të na ndihmojë për t’i zgjeruar përmbajtjet tona në formate të ndryshme multimediale.
Personi që e punësojmë do të punojë nga afër me ekipin tonë të redaksisë dhe Video Producentin, për të krijuar video dinamike për çështje sociale, çështje të qeverisjes dhe drejtësisë, të drejtat e njeriut dhe kulturën. Gjithashtu do të zhvillojë në mënyrë kreative përmbajtje që i angazhojnë shikuesit nëpërmjet videove të shkurtër (teasers), video shpjeguese të formatit të gjatë dhe formateve të tjera inovative.
Kjo është mundësi shumë interesante për video-krijuesit që duan të jenë pjesë e gazetarisë progresive dhe kualitative, gjersa jemi duke e zgjeruar produksionin tonë multimedial.
Detaje kyçe:
Pozita: Video Asistent/e
Vendi: Prishtinë
Lloji i kontratës: 20 orë në javë/ me gjysmë orari
Afati i fundit për aplikim: e hënë, 7 janar, 2019
Data e fillimit: shkurt 2019
Përgjegjësitë:
- Të bëjë punë të pavarur si dhe punë ekipore për të krijuar dhe zhvilluar përmbajtje kreative multimediale (audio/video) për revistën online të K2.0;
- Bashkëpunim të afërt me Redaktoren e Përmbajtjeve Multimediale dhe Video Producentin për të ndihmuar në krijimin e përmbajtjeve multimediale;
- Planifikimi i xhirimeve; kërkimi, përzgjedhja dhe rezervimi i lokacioneve të xhirimit;
- Xhirimi i videos dhe inçizimi i audios në teren dhe asistimi me xhirime në studio;
- Montim të inçizimeve dhe audios, krijimi dhe vendosja e grafikave statike dhe lëvizëse, titrimi, vendosja e muzikës/narracionit, menaxhimi i mediave dhe arkivimi i projekteve mediale;
- Live stream i të gjitha ngjarjeve të K2.0;
- Xhirimi i ngjarjeve dhe programeve të K2.0 dhe përgatitja e video materialeve për publikim;
- Mbledhja dhe ruajtja e inçizimeve për video produksion dhe arkivë.
Kandidati/ja ideal/e:
- Person që posedon aftësi teknike në video, audio dhe post-produksion;
- Të punojë brenda afateve kohore;
- Një karakter dinamik dhe i/e organizuar, me aftësi për të prioritizuar ngarkesën e madhe të punës;
- Të ketë sy për detaje;
- Të ketë aftësi për të zhvilluar dhe krijuar projekte, përfshirë rastet kur punon nga larg;
- Të ketë aftësi për ta toleruar stresin dhe punën në mënyrë efektive, edhe kur është nën presion.
Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:
- Përvojë pune me Adobe Premiere dhe Adobe Photoshop;
- Përvojë me video xhirime të kualitetit të lartë (edhe audio preferohet);
- Gjuha e folur: Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe; preferohet edhe në gjuhën angleze;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
- Ndonëse kjo fushë e punës nuk kërkon kualifikime formale, do të keni mundësi më të mira nëse keni diplomë në këto drejtime: komunikim masiv, produksion, studime mediale, teknologji informative dhe studime audiovizuale. Nëse nuk keni diplomuar në degët e lartpërmendura, por keni përvojë praktike me video montim, mos ngurroni të aplikoni.
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni email në [email protected] me subjektin “Aplikim për Video Asistent/e” para mesnatës së 7 janarit, 2019, duke përfshirë:
- CV
- Portfolio (apo linqe të punimeve të mëparshme në YouTube, Vimeo etj.) Ju lutem specifikoni rolin e juaj në secilin produksion.
- Një letër të shkurtër ku shpjegoni pse mendoni se jeni të përshtatshëm për këtë pozitë.K
Foto kryesore e huazuar dhe përshtatur nga Instituti Britanik i Filmit.