S`fundmi | K2.0

Jemi duke kërkuar një Video Asistent/e

Nga - 24.12.2018

Aplikoni tani për të punuar me ekipin e K2.0.

A jeni të pasionuar për media të pavarur dhe të kualitetit të lartë? A jeni specialist/e të video produksionit dhe post-produksionit?

Jemi duke kërkuar një Video Asistent/e që do të na ndihmojë për t’i zgjeruar përmbajtjet tona në formate të ndryshme multimediale.

Personi që e punësojmë do të punojë nga afër me ekipin tonë të redaksisë dhe Video Producentin, për të krijuar video dinamike për çështje sociale, çështje të qeverisjes dhe drejtësisë, të drejtat e njeriut dhe kulturën. Gjithashtu do të zhvillojë në mënyrë kreative përmbajtje që i angazhojnë shikuesit nëpërmjet videove të shkurtër (teasers), video shpjeguese të formatit të gjatë dhe formateve të tjera inovative.

Kjo është mundësi shumë interesante për video-krijuesit që duan të jenë pjesë e gazetarisë progresive dhe kualitative, gjersa jemi duke e zgjeruar produksionin tonë multimedial.

Detaje kyçe:

Pozita: Video Asistent/e

Vendi: Prishtinë

Lloji i kontratës: 20 orë në javë/ me gjysmë orari

Afati i fundit për aplikim: e hënë, 7 janar, 2019

Data e fillimit: shkurt 2019

Përgjegjësitë:

  • Të bëjë punë të pavarur si dhe punë ekipore për të krijuar dhe zhvilluar përmbajtje kreative multimediale (audio/video) për revistën online të K2.0;
  • Bashkëpunim të afërt me Redaktoren e Përmbajtjeve Multimediale dhe Video Producentin për të ndihmuar në krijimin e përmbajtjeve multimediale;
  • Planifikimi i xhirimeve; kërkimi, përzgjedhja dhe rezervimi i lokacioneve të xhirimit;
  • Xhirimi i videos dhe inçizimi i audios në teren dhe asistimi me xhirime në studio;
  • Montim të inçizimeve dhe audios, krijimi dhe vendosja e grafikave statike dhe lëvizëse, titrimi, vendosja e muzikës/narracionit, menaxhimi i mediave dhe arkivimi i projekteve mediale;
  • Live stream i të gjitha ngjarjeve të K2.0;
  • Xhirimi i ngjarjeve dhe programeve të K2.0 dhe përgatitja e video materialeve për publikim;
  • Mbledhja dhe ruajtja e inçizimeve për video produksion dhe arkivë.

Kandidati/ja ideal/e:

  • Person që posedon aftësi teknike në video, audio dhe post-produksion;
  • Të punojë brenda afateve kohore;
  • Një karakter dinamik dhe i/e organizuar, me aftësi për të prioritizuar ngarkesën e madhe të punës;
  • Të ketë sy për detaje;
  • Të ketë aftësi për të zhvilluar dhe krijuar projekte, përfshirë rastet kur punon nga larg;
  • Të ketë aftësi për ta toleruar stresin dhe punën në mënyrë efektive, edhe kur është nën presion.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Përvojë pune me Adobe Premiere dhe Adobe Photoshop;
  • Përvojë me video xhirime të kualitetit të lartë (edhe audio preferohet);
  • Gjuha e folur: Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe; preferohet edhe në gjuhën angleze;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Ndonëse kjo fushë e punës nuk kërkon kualifikime formale, do të keni mundësi më të mira nëse keni diplomë në këto drejtime: komunikim masiv, produksion, studime mediale, teknologji informative dhe studime audiovizuale. Nëse nuk keni diplomuar në degët e lartpërmendura, por keni përvojë praktike me video montim, mos ngurroni të aplikoni.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni email në info@ktwopointzero.com me subjektin “Aplikim për Video Asistent/e” para mesnatës së 7 janarit, 2019, duke përfshirë:

  • CV
  • Portfolio (apo linqe të punimeve të mëparshme në YouTube, Vimeo etj.) Ju lutem specifikoni rolin e juaj në secilin produksion.
  • Një letër të shkurtër ku shpjegoni pse mendoni se jeni të përshtatshëm për këtë pozitë.K

Foto kryesore e huazuar dhe përshtatur nga Instituti Britanik i Filmit.