S`fundmi | K2.0

Kërkojmë një Video Asistent/e

Nga - 26.07.2018

Aplikoni tani për t’iu bashkuar ekipit të K2.0.

A jeni të pasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë? A jeni specialist i video-produksionit dhe post-produksionit?

Jemi duke kërkuar një Video Asistent/e për të na ndihmuar me zgjerimin e përmbajtjeve tona të guximshme dhe interesante në formate të ndryshme multimediale.

Personi të cilin/ën do ta punësojmë, do të punojë nga afër me ekipin tonë të redaksisë dhe video-producentin për të prodhuar video interesante për çështje sociale, të drejtat e njeriut, kulturën, qeverisjen dhe çështje të drejtësisë. Do të kenë mundësi për të zhvilluar përmbajtje interesante në mënyrë kreative, nëpërmjet videos së shkurtër (teaser), videos së gjatë shpjeguese dhe formateve të tjera inovative.

Kjo është mundësi shumë e mirë për video-krijuesit/et që duan të jenë pjesë e gazetarisë progresive dhe cilësore, ndërsa zgjerojmë produksionin tonë multimedial.

Detajet kyçe:

Pozita: Video Asistent/e

Lokacioni: Prishtinë

Lloji i kontratës: Kontratë për detyra specifike

Afati i fundit për aplikim:  e enjte, 9 gusht, 2018

Data e fillimit të punës: E negociueshme

Përgjegjësitë:

– Punë e pavarur si dhe punë ekipore, për të krijuar dhe zhvilluar përmbajtje kreative multimediale (audio/video) për revistën online të K2.0;

– Bashkëpunim i afërt me redaktorin e përmbajtjeve multimediale dhe video-producentin, për ta lehtësuar krijimin e përmbajtjeve multimediale;

– Planifikimi i xhirimeve; kërkimi, përzgjedhja dhe rezervimi i lokacioneve për xhirim;

– Xhirimi i videos dhe inçizimi i audios në teren, dhe asistencë me xhirime në studio;

– Rezervimi dhe marrja me qira e paisjeve;

– Montimi i videos dhe audios, krijmi dhe shtimi i grafikave statike dhe lëvizëse, caktimi i titujve, shtimi i muzikës/narracionit, menaxhimi i mediave dhe ruajtja e media projekteve në arkivë.

Kandidati/ja ideal/e për këtë rol duhet:

  • Të ketë aftësi teknike për video, audio dhe post-produksion;
  • Të ketë aftësi për të punuar brenda afateve kohore;
  • Me karakter dinamik dhe të organizuar mirë, me aftësi për ta prioritizuar në mënyrë efektive ngarkesën e madhe të punës;
  • Të ketë sy për detaje;
  • Të ketë aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar projekte, edhe kur punon nga larg;
  • Të ketë aftësi për të toleruar stresin dhe punën në mënyrë efektive edhe kur është nën presion.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Përvojë pune me Adobe After Effect, Adobe Premiere dhe Adobe Photoshop;
  • Përvojë pune me xhirime të videos së kualitetit të lartë (e preferueshme edhe përvoja me audio);
  • Gjuhët e folura: Kërkohen aftësi të larta në gjuhën shqipe; të preferueshme edhe aftësitë e larta në gjuhën angleze;
  • Komunikues i/e shkëlqyer;
  • Ndonëse kjo fushë e punës nuk kërkon kualifikime formale, do të keni mundësi më të mira nëse keni diplomë në këto drejtime: komunikim masiv, produksion, studime mediale, teknologji informative dhe studime audiovizuale. Nëse nuk keni diplomuar në këto fusha, por keni përvojë praktike me montim të videos, ju lutem mos ngurroni të aplikoni.

Për të aplikuar, ju lutemi të dërgoni email në info@ktwopointzero.com me titull “Aplikimi për Video Asistent në K2.0”, duke përfshirë:

  • CV-në tuaj
  • Portfolion (apo vegëza të punimeve tuaja të mëparshme në YouTube, Vimeo etj.)
  •  Një letër të shkurtër motivimi duke spjeguar pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për këtë rol.K

Foto kryesore e huazuar dhe përshtatur nga Instituti Britanik i Filmit.