S`fundmi | K2.0

K2.0 po kërkon – Koordinator/e të Komunikimit dhe Komunitetit

Nga - 16.10.2018

Aplikoni për t’iu bashkuar ekipit të K2.0.

A e keni pasion komunikimin? A jeni të interesuar për çështje aktuale, gazetari dhe avokim? Doni një punë dinamike me ritëm të shpejtë që gjithmonë ju mban në lëvizje?

Përmes revistave tona online dhe të shtypura, debateve, punëtorive dhe nismave të avokimit, K2.0 ka prezantuar një model më ndryshe të mediave i cili është i domosdoshëm në shekullin 21. Po kërkojmë një koordinator/e të komunikimit dhe komunitetit për ekipin tonë që është gjithnjë në rritje, pasi po synojmë zgjerimin e pranisë sonë online dhe në komunitet.

Personi që po kërkojmë do të jetë në qendër të çdo gjëje që lidhet me praninë tonë publike, prej mirëmbajtjes së uebfaqes dhe rrjeteve sociale, tek shkrimi i kumtesave për media dhe të bashkëpunojë me dizajnerë për imazhin tonë vizual.

Do të punoni nga afër me menaxherin e rrjeteve sociale dhe të marketingut, për t’u siguruar që gazetaria jonë kualitative arrin tek një audiencë gjithnjë më e gjërë, si dhe për t’i promovuar organizimet tona dhe për të qenë pika jonë primare e kontaktit me publikun.

Kjo është mundësi shumë interesante për personat që kanë kualifikime apo përvojë me komunikim dhe që dëshirojnë të merren me gazetari të avancuar dhe progresive. Do të punoni nga afër me të gjitha departamentet e K2.0 dhe duhet të jeni të gatshëm t’i përvetësoni informatat në mënyrë efikase dhe të saktë, gjersa bëni punë të ndryshme.

Nëse jeni dinamik/e, të organizuar dhe doni të jeni pjesë e një organizate që është në rritje, na shkruani!

Detajet kryesore:

Pozita: Koordinator/e të Komunikimit dhe Komunitetit
Orari: 40 orë në javë
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: e diel, 28 tetor (mesnatë)
Data e fillimit të punës: nëntor 2018

Përgjegjësitë:

  • Vendosja e tekstit dhe materialeve vizuele në uebfaqen e K2.0, në mënyrë që të mbahet e përditësuar;
  • Përditësimi i të gjitha rrjeteve sociale të K2.0, përfshirë: Facebook, Twitter dhe Instagram (në bashkëpunim me Menaxherin e Rrjeteve Sociale dhe Marketingut);
  • Të marrë pjesë në proceset e redaksisë për ta koordinuar në mënyrë efektive publikimin dhe promovimin e përmbajtjeve redaktoriale, dhe të mbajë/përgatitë shënime në takime.
  • Përgatitja e përshkrimeve për poste në rrjete sociale, për të gjitha përmbajtjet redaktoriale të K2.0;
  • Përgatitja e teksteve dhe postimeve për rrjete sociale për organizimet e K2.0, dhe t’i promovojë në rrjetet sociale në kohë reale;
  • Përgatitja dhe dërgimi i ftesave për pjesëmarrje në organizime të K2.0, përfshirë këtu mbulimin e mediave;
  • Monitorimi i komunikimit zyrtar të K2.0 me palë të jashtme – përfshirë këtu (por jo e kufizuar vetëm në) llogaritë e email-s, inbox-ët e rrjeteve sociale, komentet në rrjete sociale dhe uebfaqe etj.;
  • Komunikim të rregullt dhe koordinim me partnerët e dizajnit;
  • Koordinim dhe organizim të vizitave për palët e interesuara në lokacionin e K2.0;
  • Përditësimi i databazës së kontakteve.

Kandidati/ja ideal/e për këtë rol duhet:

  • Të jetë i/e mirëinformuar për zhvillimet aktuale në gazetari dhe media dhe ta kuptojë se si funksionojnë përmbajtjet në rrjetet sociale;
  • Të jetë shumë kreativ/e me ide për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e pranisë publike dhe online të K2.0 – të na ndihmojë të lidhim praninë tonë në internet me atë jashtë internetit;
  • Të jetë i/e organizuar dhe motivuar, me aftësi për ta prioritizuar orarin dinamik me plot punë, dhe të punojë brenda afateve të caktuara kohore – si dhe të identifikojë mundësi dhe t’i realizojë ato;
  • Të jetë i/e pasionuar për të kontribuar në rritjen e organizatës;
  • Të jetë shumë profesional/e gjatë gjithë kohës kur përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Preferohet diploma Bachelors/Masters në Gazetari, Komunikim Masiv, Marrëdhënie me Publikun (apo ndonjë fushë të ngjashme, relevante);
  • Preferohet: minimum dy vjet përvojë të ngjashme;
  • Përvojë me punë korrekte dhe efektive në një ambient dinamik dhe me ritëm të shpejtë;
  • Komunikim të shkëlqyer në të gjitha format, përfshirë këtu komunikim të fuqishëm në; shkrim dhe me gojë për artikulim të ideve tek kolegët dhe publiku, si dhe përvojë me fjalime publike;
  • Gjuhët: Njohuri të shkëlqyer të gjuhës shqipe dhe angleze. (Njohuria e gjuhës serbe është përparësi, por jo e kërkuar domosdoshmërisht).

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni e-mail në [email protected] me subjektin “Koordinator/e të Komunikimit dhe Komunitetit” deri të dielën më 28 tetor, në mesnatë, përfshirë këto të dhëna:

– CV;
– Letër motivimi;
– Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave që mund t’i kontaktojë K2.0 për referencë.K

Foto kryesore: Besnik Bajrami / K2.0.