S`fundmi | K2.0

Po kërkojmë: Përkthyes/e (anglisht/shqip)

Nga - 20.12.2018

Aplikoni tani për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.

Fjalët, a kanë rëndësi për ty? A të pëlqen gjuha? A je i/e rrjedhshëm/me në shqip dhe anglisht? Dini si ta përçoni kuptimin e tekstit, pa e humbur saktësinë dhe origjinalitetin e tij?

Nëse po, dhe dëshironi të punoni si përkthyes/e në një ambient dinamik për një prej organizatave mediale më të respektuara në rajon, atëherë na kontaktoni!

Pozita: Përkthyes/e Shqip – Anglisht – Shqip

Orari: 20 orë në javë

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: e hënë, 7 janar 2019 (mesnatë)

Data e fillimit: 4 shkurt, 2019.

Përgjegjësitë:

  • Përkthimi i përmbajtjeve për revistën online nga anglishtja në shqip dhe nga shqipja në anglisht, duke përfshirë tekste dhe përmbajtje për prodhime multimediale;
  • Përkthimi i materialeve të tjera që dërgohen nga stafi i K2.0 dhe për qëllime të K2.0;
  • Pjesëmarrje në takimet e redaksisë së K2.0;
  • Koordinimi i punës me stafin e redaksisë dhe menaxhimi brenda afateve të caktuara kohore, me kualitet të lartë të punës.

Kandidati/ja ideal/e për këtë pozitë:

  • I kushton rëndësi detajeve dhe njëkohësisht e kupton nevojën për të përçuar kuptimin e tekstit;
  • Është serioz/e dhe efikas/e në përfundimin e ngarkesës së madhe të punës;
  • Është i/e organizuar, i/e motivuar dhe ka aftësi për të prioritizuar e për të punuar brenda afateve të caktuara kohore;
  • Ka interesim në temat e mbuluara nga K2.0.
  • Ka pasion për t’i kontribuar rritjes së organizatës;
  • Është profesional/e gjatë gjithë kohës kur përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Diplomë bachelor në Gjuhën dhe Letërsinë Angleze apo në ndonjë drejtim të ngjashëm;
  • E preferueshme; minimum një vjet përvojë të ngjashme;
  • Përvojë pune me saktësi dhe efikasitet në një ambient dinamik;
  • Gjuhët: Është e domosdoshme të jeni të rrjedhshëm në gjuhën e shkruar dhe të folur shqipe/angleze.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni email në info@ktwopointzero.com me subjektin “Përkthyes/e Shqip/Anglisht” deri të hënën më 7 janar në mesnatë, duke përfshirë:

-CV

-Letër motivimi

-Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave që mund t’i kontaktojë K2.0 për të kërkuar referencë.K