Yusuf Omar: Tregimi i storjeve të pathëna përmes Gazetarisë Mobile

  • Rreth këtij volume up
  • Më 29 gusht, K2.0 do ta sjellë Yusuf Omar në Prishtinë për edicionin e radhës të Volume UP.

    Për gati një dekadë, gazetari, i vlerësuar me shumë çmime për punën e tij, e ka përdorur telefonin e tij të mençur për të raportuar për ngjarjet e mëdha prej vendeve të ndryshme të botës, përfshirë këtu luftën në Siri. Ai ka punuar si një ndër gazetarët kryesorë për çështje sociale në CNN International (Mbretëri e Bashkuar), si redaktor në Hindustan Times (Indi) dhe si korrespondent i huaj në eNCA (Afrikë e Jugut). 

    Tani, Omar është udhëheqës redaktorial dhe i teknologjisë në Hashtag Our Stories, një rrjet global i tregimtarëve mobilë në të cilin së fundmi ka investuar Snapchat dhe i cili është duke e promovuar ‘MOJO’ (mobile journalism – gazetarinë mobile) nëpër botë.

    Por, çfarë është Gazetaria Mobile (MOJO)? Sipas Omar, do të thotë xhirimi, montimi dhe prodhimi i lajmit me telefon të mençur. MOJO i ka ndihmuar atij për të udhëtuar në vende të ndryshme, ndonjëherë në vende të panjohura për të, dhe për të parë ngjarje që do të kishin mbetur të patreguara në mediat mainstream. Në një TEDx Talk në vitin 2017, ai tha se dokumentimi i ngjarjeve dhe fenomeneve të cilat i’a vlejnë të transmetohen në lajme nëpërmjet telefonave të mençur është mënyra e gjeneratës sonë për të komunikuar me botën.

    Omar tregon se si gazetaria mund të jetë njëkohësisht inovative, personale dhe intime. Ai beson se ky është një stil krejtësisht i ri prej të cilit mund të mësojmë të gjithë dhe të cilin mund ta përdorim në jetën tonë të përditshme, edhe nëse nuk jemi gazetarë profesionistë. Ne mund të angazhohemi për t’i dokumentuar komunitetet tona dhe për të na u dëgjuar zëri.

    Hajdeni në bisedën publike më 29 gusht prej orës 18:00 dhe në masterklasën e tij për krijimin e lajmeve nëpërmjet telefonave mobilë, të nesërmen, më 30 gusht, 2019, prej 10:00-14:00, në Hub 2.0. 

    Për të marrë pjesë në masterklasë, ju lutemi regjistrohuni këtu.

    *Do të ketë përkthim në anglisht/shqip.

    Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

  • Bisedë me folësin/en
  • Volume Up

    Nga - 19.08.2019
  • Rreth folësit/es
  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Fotografi nga ngjarja
  • Regjistrohuni në masterklasën e këtij Volume Up
  • Time:

    6:00 pm

    Place:

    Kosovo 2.0

    Date:

    29/08/2019

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.