Për shkak se jetoj në Kosovë
kur e flas gjuhën time të parë,
Ti më thua mos e flit.
Žašto? – Pse?
“Eh po se jetojmë në Kosovë”
Këtë e thua.
“Nemoj, mos!”
STOP, ti mu po m’tregon veç me folë shqip
Por ma e keqja është që unë i flas më shumë se 2 gjuhë.
Vështirë është më qenë vetja kur të gjithë mundohen me të ndryshu. Nuk po them se të gjithë jeni njësoj,
Nuk po them se të gjithë jeni të këqinj.
Po them se edhe vetëm njëri prej juve mundet me arritë ndryshim të madh.
Ju e dini vetëm gjuhën time,
Kurgjo nuk dini për mua.
A është për shkak se tjerët ju kanë paralajmëruar për neve duke ju thënë se duhet të na urreni në bazë të historisë?
Historia ka ndodhë.
Më vjen keq,
Unë nuk kam bërë kurgjo të keqe,
Jam vetëm fëmijë,
E flas gjuhën amtare
Pse ua vranë veshin aq shumë?
Ne Të GJITHë jemi e ardhmja.
Nuk dua ta mësojë askënd të urrejë.
Oh, jam lodhë.
Unë dua që kjo të përfundojë.
Secila letër, secila fjalë dhe secila gjuhë ka nuanca të ngjyrave që janë shumë unike.
Më vjen keq përsëri, por nuk mund të ua shpjegojë
Sepse duhet t’i ndjeni…
Pse nuk mund të ja them botës atë që e mendoj dhe e shoh?
A më duket vetëm mua apo njerëzit janë të mërzitur?
A më duket vetëm mua apo të gjithë janë të nervozuar?
Jemi duke marrë frymë por jo duke jetuar,
Jemi në shtrat por nuk jemi duke fjetur,
Sytë i kemi të hapur por nuk po shohim.
Duhet të zgjohemi!
Të gjithë kemi gjak të kuq, muskuj dhe ëndrra.
Po më dridhet zëri.
Zemra po më rreh zhurmshëm.
Kam nevojë të më dëgjoni, dua ta bëjë vendin tim krenar.
I kemi 6 yje në flamur,
Të përqafohemi,
Ta krijojmë një mrekulli!
Unë besoj në barazi, jo në gënjeshtrat e tyre.
Barazia nuk është fjalë e thjeshtë që të përzihet në mendje.
Ndoshta mendon se gjuha është vetëm një pengesë,
Por gabim e ke.
Është urë që na lidhë të gjithë neve.
Unë urrej.
Po, unë urrej;
Por jo ty, ty apo ty.
E urrej që shtiremi sikur jemi të verbër ndaj gjërave që duam t’i fshehim.
Unë dua.
Po, unë e dua gjuhën e juaj,
kulturën e juaj,
Kështu që pse nuk mund të jem një prej jush?
Një prej miqve të juj,
Një prej shoqeve,
Por jam gjithmonë “ajo” pa emër.
Kjo poezi u performua nga autorja në Kosovo Slam Poetry Festival, organizuar nga të diplomuarit e programit të studimit YES youth exchange, dhe është botuar këtu me leje. Festivali i përvjetshëm synon të jetë hapësirë ku të rinjtë e Kosovës mund t’i shprehin problemet e tyre nëpërmjet vargjeve origjinale. K
Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.
Kaltrina test...
Test