Çka bëjmë ne?

Kosovo 2.0 u themelua si një model i ri i platformës së gazetarisë për Kosovën, rajonin dhe përtej – një platformë që refuzon tabloidizimin e çështjeve të rëndësishme. Ne përkushtohemi ndaj gazetarisë shpjeguese, kontekstuale dhe narrative, ku tregimi nuk ka të bëjë vetëm me dokumentimin e botës rreth nesh, por gjithashtu i kontribuon riimagjinimit të kësaj bote.

E themeluar në vitin 2010, si platforma e parë e blogut në Kosovë, K2.0 e zgjeroi dhe dëshmoi veten si një zë kritik dhe i besueshëm i gazetarisë në vend dhe përtej. Përgjatë viteve, K2.0 prodhoi një numër të revistave të shtypura në tema të caktuara, para se të kalojë në një model të revistës online. Ndërkohë, ne gjithnjë kemi organizuar një varg ngjarjesh publike dhe nismash të edukimit jo-formal, të cilat ne i shohim si fundamentale për misionin tonë më të gjerë gazetaresk. 

Shkurtimisht:

  • Ne jemi revistë që përqendrohet në gazetari shpjeguese, kontekstuale dhe narrative.
  • Ne qëndrojmë të pavarur nga partitë politike dhe format tjera të ndikimit të jashtëm.
  • Ne punojmë që t’i ruajmë të drejtat e njeriut përmes
  • redaksisë dhe programeve tona të dialogut.
  • Ne punojmë që përmes gazetarisë sonë të mbështesim debate kritike në fushat e artit dhe kulturës.
  • Ne organizojmë një varg të programeve publike, të cilat synojnë që të frymëzojnë biseda përparimtare për gazetari të angazhuar në shoqëri dhe për mediat, të drejtat e njeriut e aktivizmin qytetar.
  • Ne organizojmë programe të veçanta e specifike edukative jo-formale që ta inkurajojmë mendimin kritik te rinia dhe të adresojmë zbrazëtirat në sistemin formal të edukimit.
  • Ne punojmë me një rrjet të shkrimtarëve rajonalë për të botuar përmbajtje që i ndërtojnë dhe përforcojnë lidhjet me rajonin.
  • Ne bashkëpunojmë me medie të tjera dhe organizata në Kosovë dhe rajon, të cilat bartin vlerat dhe parimet tona gazetareske.
  • Ne po punojmë që të ndërtojmë një model hibrid të financimit të medias duke u mbështetur në institucionet donatore dhe në publik, në mënyrë që të sigurojmë pavarësinë tonë afatgjate.
  • Ne shkojmë përtej Kosovës dhe rajonin fqinj që të angazhojmë audiencat e diasporës kudo që ata gjenden.
  • Ne punojmë në tri gjuhë: shqip, boshnjakisht/kroatisht/serbisht dhe anglisht.

Vizioni ynë është një shoqëri që e kupton, e vë në pyetje dhe e ri-imagjinon botën përreth nesh. Dhe, prandaj, ne e kemi bërë mision tonin që të krijojmë një gazetari të fuqishme dhe të pakompromis, e cila i dëgjon përjetimet e njerëzve, i shpjegon realitetet e ndërlikuara, ofron kontekst dhe provokon biseda.

  • Që ta bëjmë këtë, ekipi jonë ka parime që e udhëheqin punën tonë.
  • Gazetaria jonë informohet nga procesi i të dëgjuarit të përvojave të njerëzve.
  • Gazetaria jonë sillet përreth drejtësisë shoqërore, përpjekjeve dhe shpresave të njerëzve.
  • Gazetaria jonë udhëhiqet nga solidariteti; ne synojmë që të krijojmë një hapësirë të dialogut, empatisë dhe kuptueshmërisë më të mirë.
  • Gazetaria jonë është e udhëhequr nga parimi që gjithnjë t’u ofrojë kontekst tregimeve dhe lajmeve duke e marrë kohën që vërtetë t’i kuptojmë çështjet.
  • Gazetaria jonë udhëhiqet nga profesionalizmi; ne nuk bëjmë kompromis kur është fjala për cilësi dhe qëndrojmë të pavarur, kritik dhe të drejtë.
  • Ne nuk rehatohemi në rrjedhat kryesore. Ne jemi këmbëngulës në çështjet, të cilat ne besojmë se janë të rëndësishme, pa marrë parasysh se a janë temë aktuale e debatit apo jo.
  • Ne jemi të udhëhequr nga kreativiteti; ne e vlerësojmë estetikën, të renë dhe eksperimentimin në gazetarinë tonë.
  • Ne jemi pasionantë për të përmirësuar punën tonë vazhdimisht dhe jemi gjithmonë duke reflektuar me një dozë të shëndoshë të vetë-kritikës.

Revista e shtypur e K2.0

E lindur në vitin 2011, në një kohë kur media e shtypur ishte në një rënie globale, përmbledhja e revistës së shtypur e K2.0 u nis vetëm një vit pas lindjes së organizatës tonë. Tani, më shumë se një dekadë më vonë, në kemi revista me tema duke filluar nga migrimi deri te seksi e edhe hapësira publike.

Vizitoni seksionin tonë Shtyp që të kuptoni më shumë për secilën nga revistat tona dhe që të bleni përmbledhjen tonë prej njëmbëdhjetë revistash apo kopje individuale (shumica janë në qasshme!)

    -Ne punojmë që t’i ruajmë të drejtat e njeriut përmes

Stafi

Bordi

Linda Gusia

Kryesuese e Bordit

Linda Gusia është kryesuese e bordit në K2.0. Linda është ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, departamenti i Sociologjisë në Fakultetin Filozofik.

Alban Muja

Anëtar i bordit

Alban Muja është anëtar i bordit në K2.0. Ai është artist pamor i cili vepron në Berlin dhe Prishtinë. Punimet e tij mbulojnë një gamë të gjerë mediumesh, duke përfshirë video instalacione, filma, vizatime, piktura, fotografi dhe performancë të cilat janë ekspozuar gjerësisht.

Cristina Mari

Anëtare e bordit

Cristina Mari është anëtare e bordit në K2.0. Ajo ka kryer studimet bachelor në degën e gazetarisë në University Compultense në Madrid të Spanjës dhe në Universitetin e Bukureshtit në Rumani.

Valerie Hopkins

Anëtare e bordit

Valerie Hopkins është anëtare e  bordit të K2.0. Ajo është korrespondente ndërkombëtare për “The New York Times”, ku kryesisht mbulon tema lidhur me Rusinë dhe Ukrainën. Më herët, ka mbuluar tema rreth Evropës Juglindore për “Financial Times”.

Ibrahim Nehme

Anëtare e bordit

Ibrahim Nehme është anëtar i bordit në K2.0. Ai është poet dhe botues libanez. Kurreshtja e tij ka frymëzuar një sërë projektesh krijuese, veçanërisht @kiteverse.app dhe @magofpossibilities, të cilat “The Guardian” i ka përshkruar si një “kujtesë e fuqisë së imagjinatës për t’i ndryshuar pikëpamjet”.

PUNONI ME NE

Shkruani për K2.0

Ne jemi gjithmonë në kërkim të zërave të rinj në K2.0. Shpeshherë, bashkëpunojmë me autorë të jashtëm, fotografë dhe me njerëz tjerë kreativë. Nëse doni të punoni me ne, na dërgoni idenë tuaj. 

Si revistë rajonale, ne kërkojmë tregime që ofrojnë një kuptim më të thellë të temave kryesore që prekin Kosovën, Ballkanin dhe përtej. Shtyllat tona kryesore janë politikat, drejtësia shoqërore, të drejtat e njeriut, arti dhe kultura, por ne jemi gjithmonë të hapur ndaj këndeve të freskëta dhe temave të reja.

Ne jemi një revistë tre-gjuhëshe që pranojmë përmbajtje në shqip, serbisht dhe anglisht dhe përkthyesit tanë punojnë që secila përmbajtje të botohet në të tri gjuhët. Ndonëse fokusi jonë kryesor është Kosova, ne i duam përmbajtjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shtetet e ish- Jugosllavisë (Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia) dhe diasporat e këtyre shteteve.

Si të dërgosh ide?

Idetë e përmbledhura mirë na lumturojnë. Dërgoje një.

Përmbledhja e idesë duhet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve në mënyrë të qartë dhe koncize: Cila është storia? Cila është qasja juaj narrative? Cilët janë personazhet? Pse duhet që ky rrëfim të tregohet tani? Pse je ti personi i duhur që ta tregosh atë?

Përmbledhja juaj duhet të na i ofrojë këto informata në mënyrë interesante e elegante, asisoj që të bindë se jeni një tregues/e i/e fuqishëm/me i storieve dhe që mund të krijoni rrëfim bindës

Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim që e keni lexuar K2.0 dhe se e kuptoni zërin dhe interesat tona redaktoriale. Në përmbledhje, duhet të tregoni se për cilin seksion të revistës synoni të shkruani. 

Kjo përmbledhje duhet të jetë deri në dy paragrafe. Po ashtu, na duhet një biografi e shkurtër që ta dijmë se kush jeni. Nëse keni botuar në të kaluarën, na i dërgoni vegëzat e atyre botimeve. 

Nëse tashmë e keni shkruar storien tuaj dhe do donit që ne ta konsiderojmë për botim, mos ngurroni të na dërgoni një draft, bashkë me një biografi dhe një fotografi tuajën, të cilat i vendosim në web, në rast se botohet puna juaj. 

Cili seksion i revistës?

Pikëpamje

Ne po kërkojmë opinione, analiza dhe komentim të çështjeve aktuale shoqërore, të cilat ju mendoni që duhet të diskutohen.

Pikëpamjet duhet të jenë me fjalët tuaja, domethënë, ky nuk është seksion për raportim në terren. Ka hapësirë për të përfshirë interpretimin personal, por çdo gjë duhet të jetë absolutisht e saktë sa i përket fakteve, e argumentuar mirë dhe të ketë arsyetim koherent. Ne do të dëshirojmë që të bindemi se ju keni njëfarë ekspertize ose një pikëpamje të veçantë për temën e propozuar. Pikëpamjet zakonisht përmbajnë rreth 1,000 deri në 1,500 fjalë.

Në seksionin tonë të Pikëpamje, ne kemi mbuluar tema si seksizmi në mediet vendore, arti shqiptar realist dhe socialist, racizmi anti-rom, femicidi në Kosovë, sjelljet anti-shqiptare në skenën letrare maqedonase

Nëse keni ndonjë ide për opinion ose koment për çështjet aktuale politike apo shoqërore, atëherë ajo ide do t’i përkiste këtij seksioni.

Blogbox

Kjo është një hapësirë kreative për njerëzit që t’i ndajnë idetë, mendimet, përvojat, poezitë — përmbajtjet në seksionin tonë Blogbox zakonisht janë më personale dhe më bisedore se një përmbajtje në seksionin Pikëpamje. Në këtë seksion, shpesh punojmë me autorë të rinj, që shkruajnë për herë të parë. Gjatësia e këtyre përmbajtjeve mund të jetë e ndryshme, por synimi është që të kenë të paktën 800 fjalë.

Në seksionin tonë Blogbox, ne kemi botuar një rrëfim personal se çfarë do të thotë regjimi i ndërlikuar kufitar mes Serbisë dhe Kosovës për familjet, një nekrologji për një grua frymëzuese që ndërtoi ura kulturore midis Prishtinës dhe Beogradit dhe historinë e një mjeku hebre që e bëri shtëpinë në Prizren.

Disa nga përmbajtjet tona më të popullarizuara kanë qenë mendimet dhe komentet nga diaspora dhe ne dëshirojmë që t’i mundësojmë këto bisedime, duke dëshiruar që të botojmë sa më shumë zëra dhe mendime nga vendi po ashtu.

N’thelb

Ky është seksioni ynë për përmbajtjet narrative, shpjeguese ose të “revistës së lajmeve”. Këtu ne shtjellojmë në mënyrë proaktive një çështje me ritmin tonë, në vend që t’i përgjigjemi ciklit të shpejtë të lajmeve. Artikujt e këtij seksioni marrin kohë për të kontekstualizuar dhe shpjeguar temën nga një kënd i mirë-hulumtuar gazetaresk. Artikujt në këtë seksion janë zakonisht nga 1,500 deri në 3,000 fjalë.

Temat që kemi mbuluar përfshijnë vështirësitë e përkthyesve në ICTY, kushtet e punës së minatorëve në Shqipërinë veriore dhe gratë në art në Kosovë. Ne kemi botuar profile të figurave të shquara në art dhe shkenca, si dhe tregime nga njerëzit rreth përdhunimeve në martesë, shkeljeve të policisë dhe hetimeve të krimeve të luftës.

Ne shpesh punojmë me gazetarë jashtë K2.0 për artikuj të seksionit N’thelb dhe duam të shohim temat tuaja, por do të duam të shohim edhe prova që ju keni përvojë në trajtimin e projekteve më të mëdha gazetareske dhe mund të keni qasje në burime, të merrni citate të shkëlqyera dhe të tregoni histori të rëndësishme në një mënyrë bindëse.

Gjerë e gjatë

Seksioni jonë Gjerë e gjatë është për përmbajtje ambicioze të gazetarisë letrare. Ne kemi botuar ese personale për historitë e ndërlikuara familjare dhe “Begun e akulloreve të Zagrebit“, si dhe artikuj të hulumtuar thellësisht rreth aktivizmit mjedisor, dështimet e privatizimit dhe pengesat për gratë që kërkojnë të drejtat e tyre pronësore.

Ne dëshirojmë që të botojmë ese të seksionit Gjerë e gjatë nga autorë të jashtëm dhe dëshirojmë t’i dëgjojmë propozimet tuaja, por duhet të na bindësh që njëmend mund ta shkruani artikullin e propozuar dhe duhet të jesh gati për redaktim të hollësishëm e që merr kohë.

Esetë fotografike

Esetë tona fotografike përdorin pamje dhe pak raportim për të treguar një narrativë. Nëse jeni një fotograf/e me vullnet për të rrëfyer, ne jemi të interesuar t’ju dëgjojmë. Shihni disa nga esetë tona të mëparshme fotografike për të parë se për çka bëhet fjalë

PROGRAM PËR PUNË PRAKTIKE

Në K2.0, duam të punojmë me talentët/et e rinj/reja. Nëse jeni dikush që aspironi të bëheni gazetar/e apo redaktor/e në ndonjë nga mediumet ku ne punojmë ose dëshiron të fitosh përvojë në menaxhim të projekteve, na kontakto. Herë-pas-here ne ofrojmë pozita për punë praktike. Shikojeni faqen tonë të ekipit dhe kontaktojeni personin me të cilin imagjinoni të punoni. Na tregoni se çfarë shpresoni të mësoni nga përvoja dhe çfarë mendoni se mund të ofroni.

STRATEGJIA JONË 2021-2025

Strategjia 2021-2025 e K2.0

Në vitin 2020, kur K2.0 shënoi 10-vjetorin, filluam që të përgatitemi për atë që vjen pastaj. Ky ishte një moment kyç për ne për të identifikuar dhe adresuar veprimet e ndryshme të nevojshme për të konsoliduar punën tonë dhe për të planifikuar rritjen dhe ndikimin tonë në të ardhmen. 

Në planifikimin e strategjisë sonë pesë-vjeçare, ne kemi marrë parasysh situatën aktuale të gazetarisë dhe medieve në Kosovë dhe më gjerë. Që nga fillimi ynë, ne vazhdimisht kemi ri-imagjinuar dhe ristrukturuar përmbajtjen dhe misionin e K2.0 për të adresuar më mirë boshllëqet që i shohim në mjedisin më të gjerë mediatik. Jo vetëm që përpiqemi që gjithmonë të qëndrojmë të vetëdijshëm për kontekstin politik në të cilin zhvillohet gazetaria jonë, por ne përpiqemi edhe t’i përgjigjemi mënyrave që janë gjithnjë e në ndryshim se si njerëzit angazhohen me media.

Strategjia e re K2.0 synon që t’iu përgjigjet këtyre trendeve në peizazhin mediatik rajonal dhe klimën më të gjerë politike. Ne shpresojmë që të zgjerojmë më tej praninë, angazhimin dhe ndikimin tonë si një revistë e pavarur, kritike e e përkushtuar për t’i shërbyer interesit publik.

Konteksti aktual

Megjithëse Kosova në pamje të parë duket se ka një peizazh të larmishëm mediatik, kjo shumësi e mediave nuk do të thotë se ka një shumësi të zërave. Në fakt, sot, pavarësia e medias – si financiare ashtu edhe redaktoriale – vazhdon të jetë në rrezik. Rrjedhimisht, mediat që shqyrtojnë në mënyrë kritike shoqërinë janë të pakta.

Politikat redaktoriale shpesh nxiten nga presioni për të fituar para, gjë që inkurajon një mbitheksim të të parëndësishmes dhe senzacionales. Informacioni i bazuar në fakte dhe i kontekstualizuar në media është kthyer në një anomali, teksa tabloidizimi dhe politizimi janë shndërruar në normë.

Shumë prej debatit aktual publik në mediat kryesore mbështetet në emocione e besime personale, të cilat kanë tendencë të kenë përparësi në raport me diskutimet e bazuara në fakte dhe  raportimin dhe hulumtimin e pavarur. Një kulturë e tillë mediatike përforcon ndasitë midis komuniteteve dhe kontribuon në polarizimin politik, reksa temat më të thella ato si përfaqësimi politik, drejtësia shoqërore dhe mjedisore, barazia ekonomike, barazia gjinore ose të drejtat e njeriut lihen anash.

Për më shumë, klima aktuale politike shtyp liritë e medias. Qeveritë nëpër rajon po mundohen që gjithnjë e më shumë të minojnë, delegjitimojnë ose kërcënojnë gazetarët. Kjo vjen në formën e sulmeve verbale të drejtpërdrejta (duke i quajtur gazetarët “armiq të popullit”), sulmeve legjislative ndaj lirisë së medias apo edhe duke kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë fizike të gazetarëve individualë.

Një aspekt tjetër për t’u marrë parasysh është se sjellja dhe praktikat në internet e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për mediat që të tërheqin vëmendjen e publikut. Për t’i tejkaluar këto pengesa, mediat duhet të përshtaten me mënyrën se si komunikojnë me komunitete të ndryshme. Megjithatë, kjo sfidë është gjithashtu një mundësi për mediat që të marrin qasje inovatore ndaj mënyrës së të bërit gazetari

Një kontekst i tillë kërkon që profesionistët e pavarur të medias të rimendojnë dhe ripërcaktojnë marrëdhëniet tona me publikun, ju të gjithë, njerëzit që jeni në qendër të punës sonë. Kjo do të thotë të rivlerësojmë mënyrën se si angazhohemi me lexuesit dhe si i informojmë ata për punën tonë.

Duke u ndërtuar tutje mbi përvojën 10-vjeçare, bazuar në vlerësimin e strategjisë sonë më të fundit tre-vjeçare dhe duke marrë parasysh kontekstin e lartpërmendur mediatik, K2.0 ka përgatitur një strategji pesë-vjeçare që synon që të forcojë dhe të ndërtojë tutje pozitën tonë në Kosovë dhe peizazhin mediatik rajonal dhe që të rrisë ndikimin tonë shoqëror si një revistë e pavarur, kritike e përkushtuar ndaj publikut.

K2.0 në dekadën e re

Si pjesë e strategjisë sonë të re, duke hyrë në dekadën e re, K2.0 ka përgatitur një vizion dhe mision të ri. Përveç kësaj, ne kemi përgatitur një përmbledhje të asaj se si e përkufizojmë punën tonë sot dhe parimet bazë që udhëheqin punën tonë.

Vizioni dhe misioni i ri

Vizioni: Një shoqëri që e kupton, e vë në pyetje dhe e ri-imagjinon botën përreth nesh.

Misioni: Të krijojmë një gazetari të fuqishme dhe të pakompromis, e cila i dëgjon përjetimet e njerëzve, i shpjegon realitetet e ndërlikuara, ofron kontekst dhe provokon biseda.

Ku po shkojmë:

Qëllimet kryesore të strategjisë sonë të re pesë-vjeçare janë:

  1. Të prodhojmë gazetari të guximshme, të fuqishme dhe me ndikim përmes modelit tonë të ri të revistës.

Gjithçka në revistën K2.0 ka të bëjë me gazetarinë. Gazetaria jonë mund të jetë një histori ose bisedë në tekst, video, fotografi ose zë; një ligjëratë publike, bisedë, mbledhje ose diskutim për çështje të spikatura ose tregime të margjinalizuara; një punëtori, masterklasë ose program me rini; ose të gjitha më lart.

Redaksia do të ndryshojë dukshëm për t’u siguruar që ne po prodhojmë këtë gazetari shumë-trajtëshe dhe multimediale. Prioriteti do të jetë zhvillimi i një ekipi të brendshëm, ku secili/a zotëron talente të shumta, në mënyrë që së bashku të mund të eksplorojmë kreativitetin dhe njohuritë e secilit/ës anëtar/e të ekipit dhe të dijmë se si t’i aplikojmë aftësitë e tyre në lloje të ndryshme të prodhimit redaktorial. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet fuqizimin e anëtarëve/eve të ekipit që zotërojnë edhe aftësi redaktuese e edhe raportuese, si dhe angazhimit të gazetarëve/eve me kapacitete për t’u trajnuar dhe për t’u bërë edhe redaktorë/e.

  1. Ta bëjmë revistën tonë një vend që inkurajon shoqëri më reflektuese, më të vëmendshme dhe më kritike nëpërmjet eksplorimit të më shumë temave novatore dhe origjinale dhe nëpërmjet shfrytëzimit të formateve të reja mediale.

Në periudhën e ardhshme pesë-vjeçare, K2.0 synon të përqafojë një qasje më të guximshme në gazetarinë tonë, si dhe të zgjerojë nivelin e temave dhe këndvështrimeve që trajtojmë. Ne do ta zbatojmë këtë qasje në të gjithë seksionet ekzistuese të revistës. Ne do të punojmë drejt konsolidimit të vargut të formateve novatore multimediale që veç i kemi nisur, ndërkohë që do të vazhdojmë të prezantojmë formate të reja.

  1. Të forcojmë revistën tonë si një hapësirë ​​që informon, angazhon dhe ndikon një numër më të madh njerëzish përmes përforcimit të komunikimit me publikun dhe angazhimit tonë publik.

K2.0 ka potencial për një lexueshmëri më të madhe dhe më shumë angazhim dhe ndikim publik. Ne duam të shfrytëzojmë këtë potencial, si dhe përvojën dhe njohuritë tona si një hapësirë ​​për të marrë e dhënë mësim, për të promovuar transformimin shoqëror tek të rinjtë/rejat.

  1. Të forcojmë qëndrueshmërinë dhe pavarësinë tonë financiare duke konsoliduar dhe diversifikuar mënyrat tona financiare të krijimit të të ardhurave, përpos mbështetjes së vazhdueshme të donatorëve.

Burimi kryesor dhe më i madh i financimit për K2.0 është përmes mbështetjes së donatorëve. Megjithatë, K2.0 gjithashtu mbështetet përmes një mënyre të vogël të të ardhuravetë gjeneruara vetë, si p.sh. përmes shitjeve të revistave të shtypura ose përmes ofrimit të shërbimeve gazetareske (punëtori, ligjërata, etj.) Në pesë vitet e ardhshme K2.0 do të përqendrohet në forcimin dhe zgjerimin e burimeve ekzistuese të të ardhurave.

Kontakti