S`fundmi | Mali i Zi

Përmbledhje e demarkacionit

Thellohuni në temën më të nxehtë politike të Kosovës me citate dhe shifra.

Dy vjet e gjysmë pasi Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen për caktimin e kufijve ndërmjet tyre, Kuvendi i Kosovës sot (e mërkurë, 21 mars) e ka ratifikuar këtë marrëveshje.

Për të u ratifikuar, është dashur një shumicë me dy të tretat e votave (80 vota) për ta miratuar këtë marrëveshje, dhe sot deputetët votuan 80 pro, 11 kundër. Marrëveshja u ratifikua me një aneks që iu bashkangjit me zotimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanovic—për ta korrigjuar marrëeshjen nëse gjinden gabime.

Seanca e sotme në Kuvend ishte përpjekja e gjashtë për ta ratifikuar marrëveshjen brenda javëve të fundit pasi koalicioni qeverisës nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta rafitikuar marrëveshjen.

Në shkurt, partia opozitare LDK u pajtua që të votojë në favor të ligjit, pas amandamentimit dhe futjes së raportit të Bulliqit si raport ndihmës por pa fuqi legale. Raporti 600 faqësh i Bulliqit nga Komisioni i Dytë Qeveritar i themeluar nga Ramush Haradinaj — konstatoi se marrëveshja e 2015 do t’i humbte territor Kosovës.

Madje, edhe me përkrahjen e LDK-së, Qeveria nuk i kishte numrat e kërkuar për të kaluar marrëvshjen. Por, një bakshish në favor të qeverisë erdhi javën e kaluar kur Donika Kadaj braktisi partinë opozitare Vetëvendosje për tu rikthyer tek AAK, partia e saj e vjetër. Me përkrahjen e konfirmuar dje (20 Mars), deputetët kanë pasur një seancë të gjatë me fjalimet e tyre që kanë zgjatur deri në mesnatë për ta shtyer votimin për ditën e sotme.

Kur seanca për votim filloi në orën 11 të mëngjesit (21 mars), ngjau ajo që ka ngjarë në seancat e së kaluarës — hedhje të gazit lotësjellës nga opozita, për katër herë rradhazi dhe me arrestimin e shtatë deputetëve të LVV, deri sa marrëveshja përfundimisht u ratifkua.

Me një epilog që iu dha sagës së gjatë, përmes numrave dhe citimeve më interesante, K2.0 ju sjell atë që ka ndodhur gjatë kësaj kohe.

– Ditë prej nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Vienë.

Për dy vjet e gjysmë, demarkacioni ka mbizotëruar në diskursin politik. Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi bëri që fjala ‘demarkacion’ të bëhet fjala më e përdorur në fjalorin e përditshëm. Kjo çështje i ka konsumuar bisedat brenda politikës, mediave dhe publikut të gjerë. Kjo çështje i ka ndarë deputetët, opinionistët, qytetarët e rëndomtë, e madje edhe ekspertët e gjeografisë, secili me mendime të veta për atë se ku duhet të shtrihet kufiri.

Ndërveprimet politike u polarizuan dhe u futën në një situatë ngërçi. Në fund u mbajtën edhe zgjedhjet e parakohshme, në qershor të vitit të kaluar. Në disa momente kjo çështje praktikisht e pezulloi agjendën legjislative. Në fakt, derisa po zhvillohej kjo çështje, në vitin 2017 në Kuvend u miratuan vetëm pesë ligje.

Ndërkohë, çështjet jetike që lidhen me ekzistencën e përditshme kanë mbetur të harruara.

Legjislacioni për sigurimin shëndetësor, që synon ta rregullojë qasjen e barabartë në shërbime shëndetësore, ende nuk ka hyrë në fuqi, ndërsa të gjithë kosovarët ende përballen me një sistem të dobët shëndetësor. Statistikat zyrtare tregojnë se niveli i papunësisë vazhdon të jetë rreth 30 për qind – papunësia te të rinjtë është rreth 50 për qind – por kjo çështje ka marrë vëmendjen vetëm gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2017, e më pas u harrua përsëri.

Kësisoji është humbur edhe vëmendja për reintegrimin e mijëra njerëzve nga shtetet e BE-së pas migrimit masiv të kosovarëve në vitin 2015, në kërkim të një jete më të mirë. Njëlloj ka ndodhur edhe me çështje e tjera sociale, të cilat janë trajtuar nga institucionet dhe mediat.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dikur ishte njëri prej kundërshtarëve më të zëshëm të marrëveshjes për kufirin. Është i njohur rasti kur ai e akuzoi kreun e Komisionit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Mehën, për tradhti ndaj vendit.

Tetëmbëdhjetë muaj pasi Haradinaj hyri në një takim të Komisionit duke hedhur harta e duke sharë, e duke këmbëngulur se gjeografia e atyre ishte gabim, Haradinaj tani është kreu i Qeverisë dhe është po e shtyen përpara po të njëjtën marrëveshje në Kuvend.

Haradinaj vjen nga rajoni i Dukagjinit, i cili preket nga kjo marrëveshje. Ai i mbështeti të gjitha veprimet e opozitës kundër marrëveshjes, duke përfshirë këtu aktivizimin gazit lotsjellës në Kuvend. I frustruar me gjithë këtë situatë, ai madje dha dorëheqje nga pozita e tij si deputet i Kuvendit në shkurt të vitit 2016.

Megjithatë, kur u zgjodh Kryeministër, Haradinaj u detyrua ta bëjë atë që pati mundësi për të mos dalur thuajse ka ndryshuar krejtësisht mendjen sa i përket kësaj çështjeje, pa marrë parasysh se qëndrimi i tij ndryshoi për 180 shkallë. Për ta bërë këtë, pasi u betua si Kryeministër, në takimin e parë të Qeverisë ai menjëherë themeloi një komision të ri – me Shpejtim Bulliqin si kryesues – për t’i rishikuar vendimet e komisionit të parë; ky komision raportoi më 4 dhjetor, duke thënë se marrëveshja e vitit 2015 cënon territorin e Kosovës.

Haradinaj tani mund t’i referohet edhe ‘aneks-marrëveshjes’ së nënshkruar nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Presidenti malazez Filip Vujanoviq si dëshmi që ai nuk i ka braktisur krejtësisht parimet e tij në lidhje me këtë çështje. Ndonëse ky aneks nuk është ligjërisht i detyrueshëm, ai shpreh gatishmërinë e të dyja palëve për ta rishikuar marrëveshjen në të ardhmen, nëse ka gabime në të.

– Ditë prej se Komisioni Europian e bëri marrëveshjen e demarkacionit të kufirit kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kërkesa për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit ishte kusht i vendosur shumë vonë nga BE-ja – në vitin 2016 – që i ka pamundësuar kosovarët të udhëtojnë pa viza. Ky kusht nuk kishte qenë pjesë e udhërrëfyesit për heqjen e regjimit të vizave që u lansua në vitin 2012, kur BE-ja nisi bisedimet fillestare me Kosovën për liberalizim të vizave.

Çdo vit në raportet e Komisionit Europian thuhej se lufta kundër korrupsionit ishte pengesa kryesore për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët, dhe pohohej se kjo luftë ishte kërkesë kyçe që do ta hapte rrugën për liberalizim të vizave. Kur më 4 maj 2016 u dha rekomandimi për heqjen e regjimit të vizave, por vetëm pasi të shënohet progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe pasi të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit, shumëkush i pa lëvizjet e BE-së si standarde të dyfishta, duke përmendur konfliktet kufitare ndërmjet shteteve të tjera që nuk ishin marrë parasysh nga BE-ja gjatë procesit të heqjes së regjimit të vizave.

Prej se u bë kjo kërkesë, BE-ja vazhdimisht ka theksuar se marrëveshja për demarkacionin duhet të ratifikohet, duke thënë se nuk ka dëshmi për humbje të territorit. Në këtë kohë, kjo marrëveshje është portretizuar si kusht absolut për liberalizimin e vizave nga zërat brenda BE-së në njërën anë dhe nga politikanët vendorë në anën tjetër. Rrallë u ka shkuar në mend ta përmendin luftën kundër korrupsionit si kusht tjetër për liberalizimin e vizave.

Disa deputetë të opozitës e kanë ngritur këtë çështje me vonesë, si pjesë e përpjekjeve për t’i hedhur poshtë akuzat se mungesa e mbështetjes së tyre për këtë marrëveshje ishte për t’i penguar kosovarët të lëvizin lirshëm.

– Deputetë të dënuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj (para rikthimit të saj në AAK) në janar u dënuan me burg për rolin e tyre në protestat kundër marrëveshjes së demarkacionit; Kurti dhe Kadaj u dënuan me një vit e gjashtë muaj, Haxhiu me një vit e tre muaj, dhe Topalli me një vit e dy muaj. Të gjithë deputetët kanë bërë apel ndaj këtij vendimi.

Vendimi fillestar i Gjykatës Themelore të Prishtinës erdhi pas një sage të gjatë, gjatë së cilës salla e Kuvendit rregullisht mbushej me gaz lotsjellës dhe zhurma të filikaqeve gjatë vitit 2015 dhe 2016, lëshoheshin urdhërarreste për deputetët e Vetëvendosjes, dhe policia e ndiqte Albin Kurtin.

Metodat e pazakonta të protestimit të përdorura nga Lëvizja Vetëvendosje – e cila për një kohë ishte në partneritet joformal me partitë që atëherë ishin në opozitë, AAK-në dhe Nismën – erdhën si përpjekje për ta bllokuar ratifikimin e demarkacionit, bashkë me marrëveshjen e arritur në Bruksel për krijimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjatë ngërçit politik në Kuvend,  në rrugët e kryeqytetit u mbajtën protestat më të mëdha që nga pavarësia. Ato u thirrën nga LVV-ja. U dogjën veturat e Qeverisë, u thyen dritaret e zyreve të PDK-së dhe të stacionit të policisë, dhe pati shumë përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve.

Skenat e gazit lotësjellës në Kuvend u rikthyen katër herë me 21 mars, në orët e fundit para se të kalonte marrëveshja; edhe shtatë deputetë tjerë të LVV- Xhelal Svecla, Fitore Pacolli, Salih Zyba, Drita Millaku, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani- janë mbajtur nga policia.

– Vdekje në mesin e krejt debatit për demarkacionin.

Astrit Dehari, aktivist i LVV-së, vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016. Rezultatet e autopsisë treguan se vdekja ishte vetëvrasje përmes ngulfatjes, por rrethanat e vdekjes së Deharit dhe situata që pasoi kanë shkaktuar shumë polemika. Lëvizja Vetëvendosje ende po kërkon drejtësi për Deharin, duke aluduar se vdekja e tij nuk është hetuar si duhet.

Dehari ishte njëri prej gjashtë aktivistëve të LVV-së që u arrestuan në gusht 2016 për një sulm në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës më herët gjatë atij muaji. Prokurorët e lidhën atë sulm me kundërshtimin e LVV-së ndaj marrëveshjes së demarkacionit. Ai ishte mbajtur për 68 ditë për dyshime të terrorizmit, pa u akuzuar.

Edhe pse akuzat u tërhoqën për njërin prej aktivisëve, në nëntor të vitit 2017, Gjykata Themelore e Prishtinës i shpalli fajtorë katër të tjerët dhe i burgosi me gjithsej 21 vjet dhe gjashtë muaj; deputeti i Kuvendit, Frashër Krasniqi, u dënua me 8 vjet, Atdhe Arifi me 6, Egzon Haliti me 5, dhe Adea Batusha me 2. Përveç Batushës, dënimi i së cilës është pezulluar, aktivistët u mbajtën në paraburgim deri të hënën (26 shkurt) kur u liruan për t’u mbajtur në arrest shtëpiak. Një ditë më pas u dha lajmi se rasti do të shkojë në rivendosje.

 

Në javët e fundit, kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme për shkak të çështjes së demarkacionit të kufirit. Ai i fajëson partnerët aktual në Qeveri për vonim të ratifikimit të marrëveshjes me vite të tëra. LDK-ja këmbëngul se duhet të ketë llogaridhënie politike për vonesat dhe dëmtin përcjellës që, sipas LDK-së, i është shkaktuar vendit.

Thirrjet e kësaj partie për zgjedhje të reja janë të lidhura me faktin se një Qeveri e kryesuar nga lideri i saj, Isa Mustafa, u rrëzua në maj të vitit 2017 kryesisht për shkak të mungesës së ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit. Ajo marrëveshje tani është miratuar – pavarësisht ‘aneks-marrëveshjes’.

LDK-ja vazhdimisht kishte këmbëngulur se marrëveshja e nënshkruar me Malin e Zi në vitin 2015 nuk e cënon territorin e Kosovës, dhe m çështje herët refuzoi të votonte për marrëveshjen për shkak se raporti i Bulliqit – i cili thotë të kundërtën – ishte i lidhur me të.

Së fundmi, derisa marrëveshja e demarkacionit vazhdimisht ka ngecur në Kuvend, Vetëvendosje poashtu ka bërë thirrje për zgjedhje të reja.

Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, e ka ndarë opinionin në lidhje me ‘inkurajimin’ e tij për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit. Ithtarët e marrëveshjes kanë theksuar mbështetjen e SHBA-së si garantues që duhet të nënshkruhet, ndërsa kundërshtarët po i shohin ndërhyrjet e vazhdueshme të Ambasadorit Delawie si të pavend, e “mirësinë” e tij si të karakterizuar me ndjesinë e superioritetit.

Në një mënyrë apo tjetër, SHBA-të duket shumë e angazhuar në këtë çështje. Në vitin 2015, DepartamentiI Shtetit amerikan u përfshi në analizimin e hartave, para se të vinte në përfundim se kufiri i propozuar “përputhet përafërsisht” me regjistrimet historike, duke na kujtuar se përfundimi i marrëveshjes “përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit europian”.

Me kalimin e muajve dhe viteve, kjo gjuhë relativisht delikate është zëvendësuar me tone më të ashpra. Në mbrëmjen para takimit të parë në të cilin u planifikua të votohej për marrëveshjen muajin e kaluar, Delawie përdori rrjetin Twitter për t’i hequr përsëri dyshimet e deputetëve në lidhje me qëndrimin e SHBA-ve. “Qytetarët kanë pritur tepër gjatë për liberalizim të vizave – është koha ta ratifikoni marrëveshjen e demarkacionit. Hajde!”

Delawie dhe ambasadorët e tjerë kanë qenë rregullisht të pranishëm në Kuvend kur është diskutuar çështja e demarkacionit. Ambasadori i SHBA-ve ishte përsëri në Kuvend, duke i bërë përpjekjet përfundimtare për t’i bindur deputetët e Kosovës ta votojnë dhe ta miratojnë marrëveshjen. Mbrëmë, ambasadori amerikan edhe një herë duke përcjellur ngjarjet nga afër, ka përdorur Twitterin. “Mos i lini qytetarët të izoluar. Votoni për të ardhmen e #Kosovës. Votoni në favor të kësaj marrëveshje.”

Në një seri deklaratash para se Kuvendi të provonte të ratifikonte marrëveshjen , Delawie edhe një herë nuk la dyshime se si është pozicionuar. “I ftojë deputetët të votojnë marrëveshjen e shënjimit të kufirit. I inkurajoj ata t’i thonë ‘po’ Evropës. I inkurajoj t’i thonë ‘po’ progresit të Kosovës.  Kjo çështje i ka zvarritur shumë tjera që një kohë të gjatë. Koha është që Kosova të ecë para,” ai përmes twitterit para se të iu thotë gazetarëve në hollin e Kuvendit. “ Nuk do të dorëzohem, shpresoj se edhe deputetët nuk do të dorëzohen.”K

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.