Qytetarë të Kosovës mësojnë gjuhën gjermane teksa bëhen gati për të shtegtuar jashtë vendit.
Nga Altin Gashi - 30.12.2019Në periudha të ndryshme të kohës, fenomeni i migrimit në Kosovë ka qenë herë më i lartë e herë më i ulët, herë më i lehtë e herë më i vështirë, herë i rregullt e herë i parregullt, por zakonisht i bereqetshëm për vendin. Remitancat janë burim i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, duke kontribuar në rreth 16% të BPB-së.
Fluksi më i madh i emigrimit gjatë dekadave të fundit ka qenë në vitin 2015, kur mbi 75,000 njerëz e lëshuan vendin, shumica prej tyre për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në 2016 trendi i emigrimit ka qenë në rritje të vazhdueshme, ndërsa më pas ka shënuar rënie.
sq
Sot, fryma e migrimit është ende e pranishme. Sidoqoftë, nga viti 2016 Kosova ka shënuar rënie edhe për nga numri i azil-kërkuesve, edhe i qytetarëve të pranishëm ilegalisht në BE. Duket se qëllimi për të emigruar ka mbetur i njëjtë, por qytetarët e Kosovës — sidomos të rinjtë — po mundohen të emigrojnë në mënyrë të rregullt, duke aplikuar për viza studimi, të punës, e për bashkim familjar. Kur e mendon largimin në masë që ndodhi në 2015, këto përpjekje duken më të qeta, por gjurmët e tyre do të ndihen më vonë.
Kushtet e përcaktuara për të emigruar legalisht kanë bërë që në Kosovë të ofrohen shërbime të ndryshme që shërbejnë si katalizatorë për lehtësimin e procesit.
Gjermania mbetet destinacioni i preferuar për kosovarët që kërkojnë një jetë më të mirë.
sq
Gjermania mbetet destinacioni i preferuar për kosovarët që kërkojnë një jetë më të mirë.
sq
Sipas statistikave të ndara nga Oda e Mjekëve të Kosovës, janë gjithsej 150 mjekë — shumica prej tyre të specializuar — që në vitin 2019 kanë kërkuar çertifikatë mbi të kaluarën etike dhe profesionale, i cili është një nga dokumentet e nevojshme për gjetjen e një vendi të punës në Gjermani apo diku tjetër.
sq
Folja: vrapoj (rennt) Ai/ajo vrapon, dhe e gjithë familja vrapon pas tij/saj.
sq
Folja: vrapoj (rennt) Ai/ajo vrapon, dhe e gjithë familja vrapon pas tij/saj.
Mjekët nuk janë të vetmit që po aplikojnë për viza të punës. Mihane Shabani, 21 vjeçe, vijon kursin e gjuhës gjermane teksa pret t’i bëhet kontrata e punës si dado për fëmijë në Gjermani.
“Unë punoj por pak kohë t’lirë me pasë, e marr librin edhe msoj’’, tregon ajo dhe thotë se ndihet mjaft e motivuar ta mësojë gjermanishten për të emigruar në Gjermani, pasi sipas saj në Kosovë perspektiva për jetesë normale bie në zero po të mos kesh dike të afërm të të afrojë me tregun e punës.
sq
sq
Në njërën prej agjencive që ofrojnë shërbime për lehtësim të migrimit, gjatë këtij viti 20 vajza kanë pranuar kontrata pune një-vjeçare si kujdestare fëmijësh për familjet gjermane. Pas një viti pune, me mësimin e gjuhës gjermane shumë prej tyre pavarësohen plotësisht dhe zgjedhin të studiojnë apo të vazhdojnë punën, varësisht nga preferencat. Përveç që arrihet qëllimi i punësimit të të rejave, në të njëjtën kohë bëhet shkëmbimi kulturor mes Kosovës e Gjermanisë.
sq
Emri “New Way” (Rruga e re) nuk duket të jetë i rastësishëm për agjencinë profesionale me qëllime rekrutimi të punëkërkuesve nga Kosova në Gjermani. Agjencia “New Way” në Ferizaj thotë se brenda një muaji pranon afro 40 kërkesa për kontrata pune afatgjate nga aplikuesit e grupmoshës 20-30 vjeç.
sq
Ndërsa në Podujevë janë pesë kurse të gjuhës gjermane, me vijueshmëri të lartë nga të rinjtë dhe gratë.
Teksa po priste në korridorin e njërit prej kurseve para fillimit të orës së mësimit, një grua më tregoi se shpreson të shkojë në Gjermani sa më shpejt. “Nuk është e lehtë, po çka me ba. Shpesh po i thojmë profesoreshës me na i përsërit s’di sa herë senet e njëjta, se s’po i kuptojmë. Ndryshe po shkruhet, ndryshe po lexohet. Gjuhë e huj ma.”
Mësimi i gjuhës gjermane është një nga kushtet që duhen plotësuar për të aplikuar për bashkim familjar në Gjermani.
sq
Në kërkim të një jete më të mirë.
sq